Në Kuvendin e Kosovës kanë vazhduar përplasjet mes opozitës dhe pozitës

Prishtinë, 13 korrik 2023 – Në Kuvendin e Kosovës kanë vazhduar edhe pasdite përplasjet midis deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në opozitë, dhe deputetëve të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje (VV).

Deputetët e opozitës po e pengojnë mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme që është thirrur nga 41 deputetë.

Ata e kanë bllokuar foltoren, derisa po votohej për Projektligjin për çmimet e produkteve medicinale, ndërsa pranë foltores ka pasur edhe shtyrje mes deputetëve të dy partive politike.

Deputetët e opozitës kanë vendosur pranë foltores një afishe ku shkruante “Zdravo” që në gjuhën serbe do të thotë “’Përshëndetje” si edhe posrtetet e shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, dhe të kryeminstrit Albin Kurti.

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit tw Kosovës u ndwrpre rreth mesditws, pas pwrleshjes fizike midis deputetwve tw PDK-sw dhe anwtarwve tw kabinetit qeverirae e deputetwve tw Vetwvendosjes.

Deputetët e PDK-së kishin vendosur në foftoren e Kuvendit dhe në tryezën e kryeministrit një fotomontazh të Kurtit me hundë të Pinokios e me mbishkrimin “Zdravo”, ndërsa fjalën e kryeministrit e ndërprenë disa herë duke brohoritur “rrenc, rrenc, rrenc…” dhe “tradhtarë,tradhtarë, tradhtarë…”.

Në çastin që zëvendëskryeministri Besnik Bislimi i hoqi dhe i grisi afishet fyese, deputeti Mërgim Lushtaku e sulmoi me ujë nga afërsia kryeministrin, ndërsa zëvendës-kryeministri Bislimi dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, iu kundërpërgjigjën Lushtakut duke e marrë në mbrojtje kryeministrin. Kjo çoi në agravimin e situatës dhe në përplasje fizike midis deputetit Lushtaku e ministrit Murati, e pasatj në përplasje u përfshinë edhe deputetë të tjerë të PDK-së dhe anëtarë të kabinetit qeveritar.

Mbrojtja e afërt e kryeministrit Kurti ndërhyri për të ndërprerë përleshjet. Kryeparlamentari Glauk Konjufca e ndërpreu seancën.

Policia e Kosovës, e cila u thirr nga kryetari i Kuvendit. Glauk Konjufca, dhe mbrojtja e afërt e kryeministrit, ndërhynë për të ndërprerë përleshjet. Ata qëndruan brenda në sallë deri sa kryeministri doli nga salla.

(r.m.)