Prishtinë, 2 gusht 2025 – Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se në lokalitetin arkeologjik të Ulpianës, në periferi të Prishtinës, është zbuluar edhe një mbishkrim i periudhës së antikitetit.
Në një postim në Facebook, Çeku ka shkruar se ekipi i arkeologëve që po bën hulumtime në këtbën hulumtime në këtë lokalitet arkeologjik e ka zbuluar edhe një mbishkrim, të dytin, kushtuar Perandorit Justinian dhe bashkëshortes së tij, Teodora.
Para disa vitesh, në këtë lokalitet ishte zbuluar mbishkrimi i parë ku përmendet themelimi i qytetit Iustiniana Secunda të Dardanisë.
Ministri Çeku ka thënë se dy mbishkrimet e zbuluara në Uplianë janë dedikimet e vetme të njohura të perandorit me prejardhje nga ky rajon, Justinianit.
Ai ka treguar se, pwrveç në lokalitetin arkeologjik të Ulpianës, aktualisht janw duke u bwrw hulumtime edhe nw lokalitetin arkeologjik të Dërsnikut, afër Klinës, ku janë zbuluar themelet e një pallati rezidencial të periudhës romake.
Postimi i plotë i Çekut:
Një tjetër zbulim i jashtëzakonshëm në Ulpianë
Ekipi i arkeologëve ka identifikuar një mbishkrim të dytë kushtuar Perandorit Justinian dhe bashkëshortes së tij, Teodora.
Mbishkrimi i parë përmendte themelimin e qytetit Iustiniana Secunda si qytet Dardan. Ky i dyti tregon ndërtimin e bazilikës episkopale. Këto janë të vetmet dedikime të njohura të Justinianit, perandorit me prejardhje nga ky rajon.
Ruajtja dhe mbrojtja e trashëgimisë arkeologjike nuk është trajtuar asnjëherë më këtë seriozitet. Hulumtimet arkeologjike në Ulpianë e Dresnik, tanimë po vazhdojnë në prona publike, të cilat u shpronësuan gjatë vitit të kaluar. Po punohet me intensitet në lokalitete arkeologjike, plane të konservimit e menaxhimit, ngritje të kapaciteteve profesionale përmes partneriteve ndërkombëtare, studime e publikime.
Arkeologjia vazhdon të na zbulojë historinë tonë. Ne vazhdojmë me përkushtim hulumtimin dhe mbrojtjen e saj.




(r.m.)