Në pjesën veriore të Kosovës digjen edhe tri automjete me targa RKS

Prishtinë, 31 mars 2023 – Më 31 mars 2023, pas mesnatës, në pjesën veriore të Kosovë janë djegur edhe tri vetura të qytetarëve të nacionalitetit serb që ishin të regjistruara me targa legale të Kosovës, RKS.

Policia e Kosovës njoftoi se një prej automjeteve është në Zveçan (në rrugën “Kral Milutin”), kurse dy të tjerat në Mitrovicën Veriore (njëra në rrugën “Ivo Lola Ribar”, kurse tjetra në rrugën “Vlade Çetkoviq”).

Në njoftimin e policisë thuhet se, pas dy veturave të djegura me datën 30.03.2023 në veri të vendit, pas mesnatës së datës 31.03.2023, u është vënë zjarri edhe tri veturave të tjera, të cilat iu përkasin qytetarëve të nacionalitetit serb, e të cilat ishin regjistruar me targa të Republikës së Kosovës (RKS).

Sikurse edhe në rastin e parë, edhe në rastin e dytë, pas pranimit të informacioneve, njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe njësitë kompetente policore, përfshirë forenzikën, kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore pwr zbulimin e autorwve.

“Lidhur me rastin, është njoftuar prokurori kompetent, me udhëzim të të cilit janë iniciuar rastet pwr ‘zjarrvënie’ për procedura të mëtejme hetimore.

Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimin e saj drejt hetimit dhe zbardhjes së rasteve të tilla, si dhe në ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallim”, thuhet në njoftimin e policisë.

(r.m.)