Në Prishtinë, arrestohet Fatmir Sheholli, i dyshuar për spiunazh në favor të Serbisë

Prishtinë, 9 tetor 2025 – Autoritet e Kosovës njoftuan se të enjten është arrestuar Fatmir Sheholli, i dyshuar për spiunazh në favor të Serbisë.

Lajmi u publikua më së parti nga ministri i Punëve të Brfendshme, Xhelal SvePunëve të Brfendshme, Xhelal Sveçla.

“Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me AKI-në dhe prokurorinë ka arrestuar sot Fatmir Shehollin, me dyshimet e bazuara për përfshirje në spiunazh. Pres trajtim institucional me seriozitet të lartë të këtij rasti, i cili përbën një nga aktet më të rënda ndaj sigurisë dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Sveçla nuk ka thënë shprehimit se për kë mund të ketë spinuar Sheholli, por nga konteksti I njoftimit kuptohe se ai mund të ketë spiunuar për Serbinë.

“Mbesim të përkushtuar të mbrojmë vendin tonë nga të gjitha qarqet që nuk hezitojnë ta rrezikojnë atë për çfarëdo përfitimi të tyre. Koha e spiunëve të Serbisë në Kosovë ka përfunduar. Kushdo që punon për Serbinë e kundër Kosovës do të ndiqet pa kompromis e pandalshëm”, ka shkruar ai.

Sceçla ka thënë Sheholli ka pasur “hapësira mediatike të pakufizuara” dhe se ai “ka bashkëpunuar me akterë që çdo ditë punojnë e veprojnë për të minuar Republikën e Kosovës dhe progresin e saj”.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar gjithashtu se Sheholli është arrestuar si i dyshuar për veprën penale “Spiunazh”

“I dyshuari F.SH është arrestuar në regjionin e Prishtinës, nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale ‘Spiunazh’, nga neni 124 paragrafi 3 të KPRK-së. Operacioni i arrestimit është kryer edhe me asistencë të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë”, thuhet në njoftim.

Prokuroria ka bërë të ditur se në vendbanimin e të dyshuarit janë kryer me qëllim të sigurimit edhe të provave të tjera materiale

“Prokuroria Speciale e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordnim me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi, për të cilat publiku do të njoftohet në kohë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Fatmir Sheholli është figurë e njohur për publikun në Kosovë. Ai është ftuar shpesh në mediet në cilësinë e analistit për çështje të ndryshme e më së shumti për çështje të sigurisë dhe të marrëdhënieve serbo-shqiptare.

Emri i tij është lakuar shpesh në kontekstin e shërbimeve për shërbime sekrete. Ai e ka pranuar se në vitet ’90 ka qenë pjesëtar i Sigurimit Shtetëror të Serbisë në Kosovë, ndërsa pas luftës ka qenë bashkëpunëtor i Shërbimit Intformativ të Kosovës, agjencisë që ka vepruar pothuajse legalisht, ndonëse ajo nuk është njohur asnjëherë si institucion legal i sigurisë në Kosovë.

(r.m.)