Në Shqipëri përfundon votimi për zgjedhjet parlamentare, rezultatet zyrtare pritet të publikohen pas 48 orësh

Tiranë, 11 maj 2025 – Të dielën në orën 19:00 në Shqipëri përfundoi procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) tha se procesi zgjedhor u zhvillua normalisht, por mediet raportuan për incidente në disa vendvotime. Sipas medieve, fotografimi i votes, përpjekja e aktivistëve të partive politike për të ndikuar në procesin e votimit ose për intimidim të votuesve ishin shkeljet kryesore të ligjit për zgjedhjet.

Kryetari I KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ka njoftuar se nga terreni janë denoncuar 5 raste të shkeljeve serioze dhe se ato u janë përcjellë prokurorive të rretheve. Ai ka thënë se dy raste në Tiranë kanë të bëjnë me presione ndaj komisionerëve, një rast në Elbasan ka të bëjë me fotografim të votës dhe dy raste të tjera në Berat dhe në Korçë kanë të bëjnë me votim të shumëfishtë.

Por, PD-ja denoncoi raste serioze tw krimit zgjedhor, duke akuzuar PS-nw dhe kryetarin e saj, Edi Rama, për deformim tw vullnetit tw qytetarwve.

Pjesëmarrja e votuesve në zgjedhje ishte dukshëm më e ulët se në zgjedhjet e kaluara. Celibashi ka thënë se deri në orën 19:00 në zgjedhje kanë marrë pjesë 41.6 për qind të qytetarëve që gjendeshin në listat e vituesve.

 Sipas KQZ, pjesëmarrja më e lartë është shënuar në qarkun e Dibrës, ku kanë votuar 50 për qind e votuesve. Përqindje e lartë e pjesëmarrjes në zgjedhje është shënuar edhe në qarkun e Kukësit, ku e kanë hedhur votën 47.96 për qind të votuesve.

Në Tiranë kanë votuar 46.82 për qind të qytetarëve me të drejtë vote, përqindje kjo që konsiderohet e lartë, krahasuar me qarqet tjera.

Pjeswmarrja mw e ulwt nw zgjedhje wshtw shwnuar nw qarkun e Vlorws, ku kanw votuar vetwm 30.24 për qind tw trupit zgjedhor.

Procesi i numërimit të votave do të bëhet në KZAZ-të e 12 qarqeve, ku do të grumbullohen kutitë e votimit nga të gjitha qendrat e votimit.

Rezultatet zyrtare të votimit elektronik do të publikohen të hënën, ndërsa rezultatet zyrtare në nivel vendi pritet të publikohen pas 48 orësh.

Zgjedhjet e këtij viti në Shqipëri janë parë si vendimtare për të matur zhvillimin demokratik të vendit dhe për ta përcaktuar synimin e madh për një të ardhme evropiane.

(r.m.)