Tiranë, 11 maj 2025 – Sot në Shqipëri po mbahen zgjedhjet parlamentare. Këto janë zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare pas rënies së komunizmit, në vitin 1991.
Mediet në Shqipëri raportojnë se në shumicën e venedvotimeve procesi i votimit filloi normalisht në orën 7:00 të mëngjesit. Por në disa vendvotime pati vonesë të fillimit të procesit për arsye teknike ose për arsye organizative e logjistike.
Në disa vendvotime në qendra urbane vonesa ishte pasojë e problemeve me pajisjet e votimit elektronik ose me pajisjet e identifikimit të votuesve. Ndërkaq në disa vendvotime në zonat e largëta procesi i votimit filloi me vonesë për shkak të vonesës së komisionerëve ose të vëzhguesve të partive politike.
Sipas raportimeve të medieve shqiptare, janë regjistruar edhe disa incidente, si fotografim të votës, intimidim të votuesve, prani të aktivistëve të subjekteve politike në qendra të votimit e të tjera. Por, numri i këtyre incideneve ka qenë i vogël në krahasim me zgjedhjet e deritashme. Kjio, së paku deri në mesditë, kur kanë votuar më pajk se 20 për qind të votuesve.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, të drejtën e votës për zgjedhjen e 140 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë e kanë 3,713.761 shtetas shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit. Prej tyre 114, 642 janë votues të rinj që do të votojnë për herë të parë.
Në zgjedhjet e sotme do të votojnë për herë të parë në historinë e zgjedhjeve pluraliste në vend edhe shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë. Ata kanë mundur të votojnë edhe me postë, një process ky mjaft I komplikuar për administrimin dhe kontrollimin e procesit të votimit.
Në garë për 140 ulëse në Kuvendin e Shqipërisë janë 11 subjekte apo koalicione politike. Zgjedhja bëhet sipas sistemit proporcional rajonal, me lista të hapura dhe të mbyllura. Çdo subjekt ka në listën e votimit 186 kandidatë, 46 prej të cilëve janë në listën e mbyllur të partisë.
Zgjedhjet zhvillohen në 12 zona zgjedhore, numër ky që korrespondon ndarjes administrativo-territoriale të 12 qarqeve të vendit. Në Qarkun e Tiranës, i cili është qarku më i madh i vendit, zgjidhen 37 deputetë, në Fier të zgjidhen 16 deputetë, në Durrës dhe në Elbasan zgjidhen nga 14 deputetë, në Vlorë 12, në Shkodër 11, në Korçë, 10, në Lezhë dhe Berat nga 7, në Dibër 5, në Gjirokastër 4 dhe në Kukës 3 deputetë.
Pragu zgjedhor në nivel kombëtar është 1%, kurse mandatet ndahen sipas metodës D’Hondt.
Edhe në këto zgjedhje janë dy blloqe të mëdha politike që do të përballen, Partia Demokratike – Aleanca për një Shqipëri të Madhe (ASHM), e udhëhequr nga Sali Berisha (PD), dhe Partia Socialiste e kryeministrit aktual Edi Rama.
Kryesocialisti Edi Rama kërkon një mandat të katërt qeverisës, ndërsa opozita, e përbërë nga PD dhe aleatët kërkon rikthimin në pushtet. Pjesë e koalicionit opozitar është edhe Partia e Lirisë me kreun e saj Ilir Meta që mandatin e deputetit e kërkon nga qelia e paraburgimit, ku qëndron që nga 21 tetori i vitit 2024.
Disa parti të reja politike do të kandidojnë gjithashtu në zgjedhje, duke përfshirë Koalicionin Euroatlantik, Lëvizjen Bashkë, Partia Mundësia dhe “Nisma Shqipëria Bëhet”. Kjo është hera e parë që partitë e reja kërcënojnë binomin PS-PD dhe kërkojnë vende në Kuvendin e Shqipërisë.
Procesi I votimit do të pëfundojë në orën 19:00, por vendvodimet do të vazhdojnë të qëndrojnë të hapura edhe pas orës 19:00, në qoftë se në këtë orë ka votues që presin në radhë për të votuar.
KQZ, SPAK dhe Prokuroria e Përgjithshme kanë ngritur një Task-Forcë të përbashkët për të garantuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Kjo Task-Forcë ka hapur zyrat e saj në të 12 qarqet e vendit, me qëllim që të hetojnë krimet zgjedhore eventuale.
Drejtuesit e KQZ-së, SPAK-ut dhe Prokurorisë së Përgjithshme kanë paralajmëruar masa të ashpra kundër subjekteve dhe personave të përfshirë në krime zgjedhore.
(r.m.)