Prishtinë, 9 shtator 2021 – Në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë janë të shtrirë 85 pacientë me COVID-19, ka njoftuar drejtori Hilmi Shala.
Ai ka treguar se 60 pacientë janë në gjendje më të rëndë, 55 prej të cilëve potrajtohen me oksigjeno-terapi, 3 me maskë CPAP dhe 2 në respiratorë.
Shala ka thënë se në këtë spital po trajtohen edhe 7 pacientë me COVID-19 nga Shqipëria.
Sipas drejtorit Shala, në spitali janë të lirë edhe 90 shtretër për pacientë me COVID-10.
Gjatë 24 orëve të fundit në këtë spital janë pranuar 8 pacientë dhe janë liruar 10 pacientë me COVID-19.
(r.m.)