Halili, Lideri nuk matet me asgjë tjetër, përveçse nga vendimet që merr, në çdo kohë dhe në çdo rrethanë. Dhe, dallohet pikërisht në ato vendime finale.
Nga Beqir SINA Bronx – New York
BRONX NYC : Libri i autores shqiptare, Iris Halili “Lideri nuk lind …bëhet” u prezantua në salllën qendrore të shtëpisë së Federatës Pan-Shqiptare Vatra në Bronx – New York, të dielën 19 shtator 2021.
Libri kishte “zgjuar” kurreshtjen e vatranëve, aktivistëve, lexuesve të librit, shkrimtar e poet, artist, gazetarë, studiues, student nga shkollat amerikane, dhe shumë miq te librit.
Ky promovim u moderua nga Marjana Bulku, e cila tha se libri “Lideri nuk lind…bëhet” është i përzgjedhur nga lexuesit si libri më i mirë i vitit 2020 në kategorinë libër i mendimit, organizuar nga portali më i madh i librit online në Shqipëri “Bukinsit.al”.
Z.Elmi Berisha,13 vjet më parë ka botuar një libër ‘Lidershipi’ të cilin e pati promovuar në shtëpinë e Franklin Delano Roosvelt, në Orange County NY, ishte nji libër që ia kushtoj njeriut që më së shumti në jetë:
“Mikut tim që më ofroi ngrohtësi. Mentorit që çdo herë me urtësinë e tij më udhërrefeu për jetë. Inkurajuesit që fjalët e tija më shpien përpara. Liderit që dua t’ia ndjek vizionin dhe rrugën e tij – Presidentit Ibrahim Rugova”, do të thoshte Berisha. I cili kësaj radhe, në cilësinë e Kryetarit të Vatrës, pasi uroi mirëseardhjen autores dhe pjesëmarrësve, përshëndeti takimin, duke u ndal te rëndësia e liderit në diplomaci, shoqëri, shtetndërtim dhe familje, dhe integriteti i tij.
Frank Shkreli gazetar dhe drejtues i Zerit të Amerikës, paraqiti kumtesën të cilën e ka lexuar nga Marjana Bulku :
“U garantoj se në qoftë se dëshironi të jeni vërtetë liderë të mirë e frymëzues, jo vetëm në politikë, por edhe në jetën e përditshme, ky libër ofron shembuj e analiza, opinione e thënje nga personalitete botërore që do t’u frymëzojnë që të bëheni liderë të mirë e frymëzues dhe jo negativë ose siç i quan studiuesja Halili, “toksikë”, si diktatori komunist Enver Hoxha. Apo edhe më mirë, të bëheni liderë, shembulli i të cilëve duhet imituar, siç është Nënë Tereza. (Autorja shpjegon gjithashtu se pse përdor termin “lider” dhe “lidership” dhe jo “udhëheqës” dhe “udhëheqje” – si dikur “nën udhëheqjen e partisë”, “udhëheqsi i lavdishëm”, etj ). Por është një libër që përqendrohet gjithashtu edhe në marrëdhëniet e liderve dhe ndjekësve të tyre, si një temë kryesore, “pasi janë ata që fuqizojnë dhe shfuqizojnë liderët”.
Libri ka një mesazh të thjesht por të rëndësishëm për politikën aktuale të botës shqiptare – mbushur plot e përplot me liderë të këqij – por dhe për shqiptarët ndjekës të politikanëve, në përgjithësi – liderëve të paaftë e të korruptuar – e që na kujtojnë edhe fjalët e filozofit francez Joseph de Maistre, i cili është shprehur në vitin 1811 se, “Toute nation a le gouvernement qu’elle merite”, (“Every nation has the government it deserves.”) Secili komb ka qeverinë që meriton” thuhej në kumtesën e z.Shkreli.
Moderatorja, e cila tha se e kishte lexuar dhe ri-lexuar librin e autores Iris Halili, “Lideri nuk lind…bëhet” është shprehur se : “ Ky libër vjen në dorën e lexuesit si një përmbledhje esenciale studimesh disavjeçare të autores, të fokusuara veçanërisht në tiparet dhe cilësitë e lindura apo të fituara të liderëve.” Nuk ke se si të mos i kthehesh dy herë në lexim konceptit të Lidershipit toksik ku Iris Halili në librin e saj rendit :
1.Liderët e paaftë; 2.Liderët e ngurtë dhe jofleksibël; 3. Liderët e papërmbajtur; 4.Liderët e pashpirt,pa emtati, pa ndjenja 5.Liderët e korruptuar; 6.Liderët izolacionalistë 7. Liderët diktatorë, tha Bulku.
Mjafton ky narracion tiparesh që të qartëson edhe pamjen e shoqërive ku jetojnë e veprojnë këto lloj liderash të pranishëm në skenën politike shqiptare dhe jo vetëm, çka është e ngulitur në mënyrë postulare në fjalët e Kasit tek ”Jul Cezari”, -“Dështimi i dashur Brut qëndron te vetja jonë”.
Ky moment dhe shumë të tjera analoge e sjellin Iris Halilin në rrafshin e analistes që politikën dhe shoqërinë me të gjitha tiparet kulturore e historike di ti vendosë në një rrafsh studimor duke e bërë veprën mjaft të dobishme për studentët, gazetarët dhe politikanët , për të gjithë dhe për çdo moshë që të dijë e të mundë ta dallojë liderin.
Rasti i Shqipërisë nuk solli vetëm diktaturën e egër hoxhiane por edhe Liderin që duhet imituar duke pasqyruar kështu në mënyrë tejet emocionale Nënë Terezën si një nga katër Lideret më të mëdhenj të njerëzimit përkrah Gandit, Martin Luter Kingut dhe Mandelës.
Një model frymëzimi për shumë shkolla amerikane të cilat liderin shërbëtor e konsiderojnë si lidership moral që udhëheq përmes shembullit personal plot me vlera e virtyte sublime ku në thelb qëndron shpirti human dhe respekti maksimal për njeriun. Ky moment i veprës është i mbushur me analiza studimore, përqasje mendimesh, përvoja jetësore, fakte historike dhe teologjike ku dominon njerëzorja Terezë, arsyeja legjitime krenarie për përkatësinë etnike të përbashkët por edhe mëkatin e madh po aq të përbashkët që ajo aq pak njihet dhe studiohet në shkollat shqiptare.
Ky studim është një version ndryshe që Shenjtoren Terezë e radhit në rrafshet më të larta që udhëheqin njerëzimin (Gand, Luter King, Mandelë)”.
Ndërsa Dr. Albert Gjoka, themelues dhe menaxher i platformës së librit shqip, Bukinist.al nëpërmjet mesazhit të dërguar në promovim ka shkruar se libri “Lideri nuk lind…bëhet” i Iris Halilit, është shembull i qartë i kësaj tradite njerëzish fisnikë, ku me kontributin e ideve, na fton ne të gjithëve, – sidomos këtu në Shqipëri, të ndërtojmë një mendësi tjetër ndaj liderit dhe lidershipit.
Por për autoren ky libër ka një dimesion tjetër, pasi ajo tha se mendonë se në letrat shqipe është një ndër librat e parë të kësaj natyre.
Iris Halili tregoi se si erdhi në jetë ky libër : “Lideri nuk lind…bëhet”
Ajo duke folur për librin dhe se si e shkroi atë, tergojë pak për prejardhjen e saj familjare,: “Për ata që nuk më njohin vijë nga një familje, që ka me vete shumë histori patriotike,” u shpreh ajo dhe vazhdoi : “ Gjyshi im, Hajradin Fratari, është dëshmori i pavarësisë së Shqipërisë. Dhe, ditët e fundit kur forcat e Haxhi Qamilit e pushkatuan ai tha një shprehje që u këndua nga populli, dhe Gjyshja ime dhe njerëzit e mi jetuan me ato fjalë :
“ Zoti me ka dhënë gjuhën Shqip për të folur gjuhën e Nënës!Zemrën e Nënës për të dashur Atdheun, dhe Jetën për ta dhënë për të!”
Dhe, kështu ja që ne u rritëm me atë atdhe dashuri. Kur më doli Green Cards gjyshja ime më tha “ Vendi jotë është gjithmonë Shqipëria”
Mirëpo për fatin e keq se Gjyshi im e la Shqipërinë më 1944, si anti-komunist dhe si një nga figurat e shquara të patriotizmit shqiptar, pjesëmarrës i Konferencës së Mukjes, Anëtar i Konferencës së Pezës, krah për krah me Mit’hat Frashërin dhe me Abaz Kupin.
Por në 1994 ai e kuptojë se çfarë e keqe po i vinte Shqipërisë, me Enver Hoxhën, Gjyshi(Hajradin Fratari) im, iku nga Shqipëria, dhe fatkeqësisht la gjyshen, mamin 4 vjeç, dhe dajën 2 vjeç .
Në 94’ kur gjyshja ime, me mamanë erdhi për vizitë në Nju Xhersi, për të tërhequr eshtrat e Gjyshit, kur u kthye tha vetëm nje fjalë : “Është, e tmershme kur vetëm 9 orë udhëtim dhe erdha në Amerikë, ndërkohë që më mohuan tërë jetën të shikoja Babanë”.
Iris, tha se të njëjtën ndjenjë ka patur edhe ajo kur erdhi nga Majemi në Nju Jork, sepse e gjitha ajo tokë në Nju Xhersi, ku kishte jetuar gjyshi saj, pra ajo lagje që nuk arriti t’a përcaktojë, I është dukur e saj thellë në zemër.
“Megjithatë, dashuria për atdheun nuk ka qenë kurr e lidhur me urrejtjen kundra komunizmit ose kundra sistemit. Sistemi për mendimin tim, u shpreh Iris, është një tjetër gjë dhe, Atdheu është tjetër gjë”
Dhe, kështu unë gjithmonë e kam konceptuar Lidershipin e vërtet, i cili nuk ka të bëjë me ideologjinë, por ka të bëjë me zemrën dhe shpirtin, dhe si tha Kryetari i Vatrës zoti Berisha “ Lidershipi ka të bëjë me Integrimin”.
Më tej ajo tha se këtë e kam kuptuar shumë më tepër dhe shumë më mire, kur erdha në SHBA dhe fillova programin e doktoratës, për lidership dhe zhvillim organizatash. Ishte krej befasuese mënyra sesi i afrohej figura e Lidershipit. Dhe, unë bëja krahasimin me figurat politike që kisha njohur.
“Shikoja gjithmonë e më tepër, kur ata i afroheshin një figure tjetër, ishin një model tjetër. Dhe në çdo shkrim që bëja mendoja se shoqëria shqiptare ka nevojë të dijë se cili është lideri i vërtet”. Ngaqë problemi në shoqërinë tonë nuk janë vetëm liderit, shprehet autorja e librit “Lideri nuk lind …bëhet” , po jemi edhe ne njerëzit. Sepse , parimi numër 1 është se nuk ka ndjekës të mire dhe të kqinjë apo anasjelltas me liderit. Të gjithë janë probil, ne i zgjedhim, ne i mbajmë.”
Kështu lindi ky libër, tregojë autorja, që pak nga pak, u formisua tha ajo, dhe erdhi nji moment që do të zgjidhej titulli ; “por si thotë Ernest Hemingway poeti i madh, që unë kur doja të nxirrja titullin e librit, problem më i madh ishte të gjeje titullin e librit”.
Ndërsa unë mendova se gjëja më e thejsht për librin tim ishte e kundërta, tha autorja, duke shtuar se ngase në të vërtet vet libri kishte nxjerr titullin. “I gjithë libri ishte ndërtuar në një formë që tregon se ti nuk lind lider, bëhesh lider. Dhe për këtë ka një arsye të thjesht që unë do t’a them me pak fjalë” tha ajo.
“Lidershipi për mendimin tim është një shkencë, është teori, dhe nuk është art që na bënë të flasim opinionet e të gjithëve të jenë për ne aq të vërteta dhe shkollë. Kur them shkollë të gjitha kur them për Lideshipin, kur jetojme sot në token Amerikane, që është dhe Djepi i Shkollave të Lidershipit, pavarësisht se këto shkolla i gjejmë qysh me Aristotelin dhe mitologjin greke, flasim si displine kan filluar Amerikanët”.
Ne këtë këndë vështrim autorja e librit “Lideri nuk lind …bëhet” tha se :
” Ata në të gjitha teoritë e tyre ndalen vetëm në një pike për të ndërtuar figurën e Liderit., mundohen të bëjnë sa më shumë studime, dhe analiza, bëjnë survej.Dhe, marrin si me thënë njëqind raste, për shembull kan marrë një rast dhe e kan vendosur liderin në një situate shumë të vështire. Pastaj e kanë vendosur në një situate me të mire. Pastaj e kanë vendosur në një situate shumë të komplikuar në aspektin rrethanor mes zgjedhjes së interest personal apo atë kolektive”.
Dhe në fund fare, sipas Iris Halilit, liderët më të mire kan qenë ata që kan pasur karakter të forte: “Pra edhe në situatat më të vështira, qofshin këto politike, sociale, shoqërore apo familjare, ka thënë Ruzvelti, në fund të Luftës Dytë Botërore, “decizonin nuk ta japin rrethanat por ta jep karakteri”. Por çfarë është Karakteri, këtë na e thotë Aristoteli, dhe këtë e përsërisim çdo ditë. Dhe kjo bëhet hobi jonë dhe mbasi është bërë hobi ynë, bëhet karakteri”.
Për autoren e librit “Lideri nuk lind …bëhet” në fund të fundit a është karakteri një gjë tjetër , dhe që ne e kuptojmë. Kjo ka të bëjë me atë se ne zgjedhim për t’a pasur brenda vetes tone. Për t’ua përshkruar më leht kush është Lidership. N.q.s. ne kemi lider me karakter të mirë, sido që të vijnë rrethanat dhe sado të vështira të jenë ato, ai (Lidershipi) do të marrë vendime të drejta dhe të guximshme.
Sepse, në fund të fundit u shpreh Iris Halili, Lideri nuk matet me asgjë tjetër, përveçse nga vendimet që merr, në çdo kohë dhe në çdo rrethanë. Dhe, dallohet pikërisht në ato vendime finale. Andaj dhe titulli i librit është “Lideri nuk lind …bëhet”, ngaqë karakteri ndertohet, dhe Lidershipi “ndërtohet”.
Autoria në fund të fjalës së saj hapi debatin me pyetje rret librit, Agim Alickaj, Muhamet Omari, Dr. Pashko Camaj etj, drejtuan pyetjet e tyre për Librin e Iris Halilit “Lideri nuk lind…bëhet “ Në fund të promovimit u shtrua një koktejl i përgatitur për Vatrën me shumë përzemrësi nga patrioti Tush (Toni) Musaj. Në promovim pjesëmarrësit morën librin me autografe dhe u mblodhën 405 USD të cilat autorja Iris Halili ia dhuroi Federatës Vatra.
Pas përfundimit autorja për miqtë e saj të ftuar dhe një përfaqësi nga autoritetet drejtuese të Vatrës shtroi një drekë falenderimi dhe mirënjohjeje.