Nenad Rashiq emërohet ministër në Qeverinë e Kosovës

Prishtinë, 1 dhjetor 2022 – Kryetari i Partisë Demokratike Progresive me seli në Graçanicë, Nenad Rashiq, është emëruar ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës.

Lajmin është konfirmuar edhe Qeveria e Kosovës dhe nga vetë zoti Rashiq.

Deri në fillim të nëntorit, pozitën e ministrit për Komunitete dhe Kthim e ka mbajtur Goran Rakiq, i cili ka dhënë dorëheqje pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e automjeteve me targa ilegale të lëshuara në Serbi.

Për të njëjtën arsye, dorëheqje nga institucionet e Kosovës kanë dhënë edhe zyrtarë të tjerë serbë nga veriu i Kosovës.

Vitet e fundit Rashiq ka vepruar si politikan opozitar serb në Kosovë.

Para vitit 2013, kur është formuar Lista Serbe, partia më të madhe e serbëve të Kosovës, e cila kontrollohet nga Beogradi, Rashiq ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës dhe pjesë e Qeverisë së Kosovës.

Në vitin 2020, Rashiq ishte emëruar drejtor i Zyrës për Komunitete në Zyrën e Kryeministrit Albin Kurti, nga e cila kishte dhënë dorëheqje pas ngritjes së një aktakuze ndaj tij për “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar” nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Ndërkohë, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka liruar nga aktakuza.

(r.m.)