Prishtinë, 18 nëntor 2025 – Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e Qeverisë së re të vendit do të mbahet nesër (e mërkure) në orën 14:00.
Por, para kësaj seance është thirrur një seancë e rregullt në rendin e ditës të së cilës janë përfshirë disa së cilës janë përfshirë disa çështje që konsiderohen urgjente, si: formimi i komisioneve parlamentare shqyrtimi i parë i projektligjit për ndarjet buxhetore, miratimi i buxhetit për tri komuna të Kosovës (Prishtinën, Gjilanin dhe Zubin Potokun), si edhe financimi i Radio Televizionit të Kosovës. Në rendin e ditës së kësaj seancë është futur edhe ratifikimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare.
Seanca për zgjedhjen e qeverisë mbahet ditën e fundit të mandatit kushtetues. Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje e mori mandatin për formimin e qeverisë nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, më 4 nëntor.
Sipas praktikave të deritashme, Konjufca pritet të paraqesë në Kuvend një ekspoze dhe të prezantojë përbërjen e kabinetit të ri qeverisës, e cila pritet të hishet në votim. Për formimin e qeverisë nevojiten votat e së paktu 61 deputetëve.
Në seancën e kaluar të Kuvendit, vetëm 56 deputetë votuan për përbërjen e kabinetit qeveritar të mandatarit të parë, Albin Kurti.
Konjufca, pas marrjes së mandatit nga Presidentja Osmani, tha se ai do të kërkojë mbështetjen e deputetëve për formimin e qeverisë së tij, në mënyrë që të shmangen zgjedhjet parlamentare në dhjetor dhe që vendi të bëhet me qeveri së paku deri në muajin prill, kur duhet të zgjidhet presidenti i ri i vendit.
Presidentja Osmani, pas dekretimit të Konjufcës, ka thënë se partitë tjera shqiptare nuk kishin emër për mandatar, prandaj ia dorëzoi mandatin Konjufcës, një tjetër kandidati të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje. Ajo ka thënë se partitë tjera në Kuvend nuk kishin propozuar asnjë kandidat të tyre për mandatar dhe, sipas Kushtetutës së Kosovës, ajo ishte shtë e obliguar të mandatonte kandidatin e dytë të propozuar nga forca më e madhe politike në Kuvend.
Lëvizja Vetëvendosje i ka fituar zgjedhjet parlamentare, por nuk ka arritur të sigurojë votat e nevojshme për formimin e qeverinë pa koalicion me partitë e tjera.
Në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje i ka fituar 48 ulëse në Kuvend. Partia Demokratike e Kosovës ka fituar 24 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës 20, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës bashkë me Nismën Socialdemokrate i ka fituar 8 ulëse, Lista Serbe i ka fituar 9 nga 10 ulëset e garantuara për minoritetin serb, partia e Nenad Rashiqit e ka fituar një nga këto ulëse, kurse dhjetë ulëset tjera i kanë fituar subjektet politike të minoriteteve tjera.
(r.m.)