Netanjahu: Eleminimi i Khameneit do ta përfundojë konfliktin

Uashington, 16 qershor 2025 – Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, e ka mbrojtur idenë për eleminimin e udhëheqësit iranian Ali Khamenei.

“Kjo nuk do ta përshkallëzojë konfliktin, por do ta përfundojë konfliktin”, ka thënë Netanjahu në një intervistë për kanalin televiziv amerikan ABC News, transmeton Anadolu Agency.

Kryeministri izraelit nuk ka dhënë përgjigje specifike në pyetjen nëse do ta shënjestrohet apo jo Khamenei.

“Izraeli po bën atë që duhet të bëjë”, ka thënë ai.

Netanjahu e ka cilësuar si objektiv strategjik vrasjen e shkencëtarëve më të njohur të fizikës bërthamore të Iranit, ndërsa Khamenein e ka krahasuar me liderin nazist Adolf Hitler.

“Ata ishin qartësisht ekipi bërthamor i Hitlerit”, ka thënë ai.

Netanjahu i ka bërë këto komente pasi Presidenti amerikan Donald Trump e ka kundërshtuar kërkesën e Izraelit për ta vrarë udhëheqësin iranian Khamenei, me arsyetimin se kjo do të “rriste më tej tensionet”.

Netanjahu i ka bërë thirrje SHBA-së që të mbështesë operacionet kundër Iranit.

“Sot është Tel Avivi, nesër është New Yorku. E kuptoj moton ‘Amerika e Para’, por nuk e kuptoj ‘Amerika e Vdekur’. Kjo është ajo që duan këta njerëz (Irani)”, është shprehur ai.

(r.m.)