New York: Rita Ora në restorantin shqiptar “Çka ka qëllu”

Nga Beqir SINA

NEW YORK: Rita Ora vizitoi mbrëmë restorantin shqiptar “Çka Ka Qëllu”, në Nju Jork, duke përmendur se është një ndër adhurueset e rregullta të restoranteve shqiptare nëpër botë. 

Sipas postimeve në X dhe Instagram, ajo mbrëmë ka ngrënë në restorantin në Çka ka Qellu në Manhattan, dhe është fotografuar me stafin e lokalit.

Ka një sërë këngëtarësh, aktorësh dhe artistë të fushave të ndryshme, të cilët na kanë bërë krenarë jo vetëm brenda Shqipërisë, por edhe jashtë kufijve të saj që kan preferuar restorantin shqiptar në Nju Jork “Çka ka Qellu”.

Restoranti, i njohur Çka ka Qellu i njohur si një ndër restorantet më të mira në Nju Jork, për gatimet autentike shqiptare  si byrek, fli, qofte , suxhuk, tav kosi dhe fërgesë, dhe me mini- muzeumin me artfakte entnografike, ka qenë ai që ka marrë vëmendje edhe për shkak të lidhjes me artista të famshëm shqiptar si Dua Lipa, Inva Mula, Ermonela Jaho,Saimir Pirgu, Fadil Berisha, Lorik Cana, e tjer, të cilët e kan vizituar disa herë këtë lokal.

Stafi i Çka Ka Qëllu thotë se ka falënderuar Rita Orën  për përzgjedhjen e saj të këtij lokali, duke thënë se ajo i bën krenarë me suksesin e saj dhe lidhjen me rrënjët shqiptare.

Gjatë fundjavës të shtunën, 12 korrik, dhe të dielën, 13 korrik, në “The Hilll” Bruklin/ Nju Jork, ajo do të nisin në mënyrë spektakolare, me një koncert special të natës së hapjes të premten, të prezantuar dhe sposorizuar  nga American Express, koncerti që do të kryesohet nga këngëtarja dhe kompozitorja e njohur, Rita Ora.

Comment

*