Një aeroplan i vogël rrëzohet në Serbi, e humb jetën piloti

Beograd, 10 gusht 2023 – Një aeroplan i vogël sportiv është rrezuar afër Beogradit, të enjten, rreth mesditës, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

Trupi i pajetë i pilotit është gjetur në një arë të mbjellë me misër, pak metra nga aeroplani. Viktima ishte pronar i aeroplanit.

Autoritetet njoftuan se aeroplani është rrëzuar pak pas orës 12:00, vetëm 4-5 minuta pasi ishte ngritur nga aeroporti sportiv “13 Maji” në Zemun Polje, 10 kilometra në perëndim të qendrës Beogradit.

Një burim i gazetës “Blic” ka thënë se pronari i aeroplanit ka fluturuar për të testuar gjendjen teknike të aeroplanit, por ai nuk ka arritur ta kontrollojë fluturaken, për shkak të ndonjë defekti teknik, kështu që aeroplani është rrëzuar në një arë të mbjellë me misër. Me të përplasur në tokë, aeroplani është përfshirë nga zjarri.

Përfaqësuesit e Qendrës Kërkimore për Aksidentet e Trafikut kanë shkuar në vendin e ngjarjes sapo kanë marrë informacionin për rrëzimin e aeroplanit. Zyrtarë të kësaj qendre kanë bërë të ditur se aeroplani i rrëzua ishte i regjistruar në Drejtorinë e Aviacionit Civil të Beogradit si aeroplan ultra i lehtë.

(r.m.)