Një amerikan shpallet i pafajshëm, pasi i kaloi 38 vjet në burg

Los Angelos, 29 tetor 2022 – Një amerikan që i kaloi gati katër dekada në burg për vrasje është liruar, pasi provat e reja të ADN-së çuan te një person tjetër, raporton BBC.

Maurice Hastings kreu më shumë se 38 vjet burg shtetëror për vrasjen e Roberta Wydermyer më 1983 në Kaliforni dhe për dy tentatim vrasje. Por, provat e reja të ADN-së treguan se autor i krimeve ishte një burrë tjetër, i cili ka vdekur në burg në vitin 2020.

Hastings, tani 69 vjeç, u liruaa nga burgu.

Prokurori i Qarkut të Los Angeles, George Gascón, e cilësoi dënimin e tij si një “padrejtësi të tmerrshme”.

“Sistemi i drejtësisë nuk është i përsosur dhe kur mësojmë për prova të reja që na bëjnë të humbasim besimin në një dënim është detyrë e jona të veprojmë me shpejtësi”, tha Gascón.

Roberta Wydermyer ishte gjetur e vdekur në bagazhin e veturës së saj, me një plagë të vetme me armë zjarri në kokë, në vitin 1983. Para se të vritej ajo ishte sulmuar seksualisht.

Hastings ishte akuzuar për vrasjen e saj, ndonëse ai kishte deklaruar vazhdimisht se ai ishte i pafajshëm. Prokurorët kishin kërkuar dënimin e tij me vdekje,  por, në vititn 1988, ai ishte dënuar me burgim të përjetshëm, pa mundësinë e lirimit me kusht.

Pas seancës gjyqësore ku u vendos pë lirimin e tij nga akuzar, Hastings u tha gazetarëve se dëshiron të shijojë pjesën embetur të jetës së tij.

“Jam lutur për shumë vite që kjo ditë të vinte”, tha Hastings.

(r.m.)