Një ditë me gratë e tokës së shenjtë…

Një reportazh i vitit 2005 pas vizitës në Jeruzalem dhe territoret palestineze

Nga gazetarja Entela Sula

“You need a scarf now. We will be in muslim area very soon” (Ju nevojitet nje shall tashme. Shume shpejt do te hyjme ne nje zone myslimane) . Keshtu m’u drejtua nje angleze (e cila gjykoi se veshja ime me menge zhapone ishte e hapur), ndersa niseshim per ne qytetin e vjeter te Jeruzalemit ne rrugen “ Via Dolorasa”, ku 2005 vjet me pare Krishti u terhoq zvarre dhe u kryqezua.

The holy land (token e shenjte) e njihja vetem nepermjet bibles te cilen kam nisur ta lexoj pas viteve 90. Per “Token e Shenjte” mesova akoma me shume pasi fillova te kuptoj fjalen konflikt dhe me pas konflikt ne Lindjen e Mesme…Nje mur I larte, i gjate ta ben menjehere te qarte vendin ku ndahen Izraeli dhe Palestina ndersa ne qiell fluturojne here pas here aviona ushtarak. Patrulla izraelite prej kater ushtaresh rreth te njezetave beri kontrollin e pasaportave pak perpara se te shkelnim Betlehemin. Shtetasit e huaj me emra myslimane u moren ne pyetje. Liliana ciceronia izraelite qe na shoqeroi pergjate gjithe qendrimit ne Izrael zbriti ne kufi. Kerkoi prej nesh te respektonim zakonet myslimane, madje te fshihnim cdo simbol qe perfaqesonte Izraelin. Une, me e reja e grupit u sigurova te mbuloja krahet, ndersa ne respekt te fese myslimane vura ne koke edhe nje shami. Sapo kalojme ne anen tjeter te murit vendasit na ftojne mireseardhjen. Jo hebraisht por arabisht. Ndryshimi mes dy popujve qe jetojne ne te njejtin territor binte menjehere ne sy.Kamja nga njera ane e murit dhe skamja nga ana tjeter ishin dritheruese . Edhe pse ne udhetimin tone na shoqeronin vendasit ndjeja friken se nga momenti ne moment perpara meje do te shfaqej dikush qe brenda pak sekondash do te na hidhte ne ere duke na shnderuarr ne trupa te kabonizuar. Shume me vone kuptova se media dhe pasqyrimi dramatik I luftes kishin bere punen e vet edhe tek une.

Teksa hyja ne qytetin e Betlehemit fillova te kerkoja me sy ndonje “butik”  por ne me te shumten e rasteve ndesha dyqane artizanale.  Perball dhe krah meje ecnin vajza te reja prej te cilave veshja ime e pershtatur nuk ndyshonte shume nga e tyrja. Femra pa dallim moshe ne palestine ishin te veshura me fustanellen e gjate dhe shamine e kokes. Gra te tilla pashe edhe ne qytetin e e vjeter te Jeruzalemit, ku pjesa me e madhe banohej nga palestineze dhe ne cdo cep te tregut industrial te qytetit valeviteshin ngjyra ngjyra shalle dhe shami koke. Por pervec besimit shume te forte ne Allah, grate myslimane te Jeruzalemit nuk kishin tjeter gje te ngjashme. Pjesa me e madhe e tyre punonin, ngisnin makinat, benin makiazh etj. Kurse grate palestineze ishin shume me te ndrojtura. Shume prej tyre ishin shtepiake. Kjo jo vetem per shkak te ekonomise mjaft te dobet por edhe se ekzistonte bindja absolute e forcuar nga besimi se detyra dhe qellimi i jetes se tyre ishte perkushtimi ndaj anetareve te tjere te familjes. Pasi pershkuam disa kilometra te qytetit, ne te djathte te rruges kryesore, pashe me qindra vajza te vogla te nje shkolle,pamja e te cilave nuk ndryshonte aspak nga nenat e tyre. Shamite e kokes vendoseshin kudo ne rruge ne festa ne xhami madje edhe ne shkolla. Me shpjeguan se vajza myslimane e vendos shamine qe ne moshen e Pubertetit dhe kjo shami do ta shoqeroje ate gjate gjithe jetes se saj. Shume te reja myslimane ne Palestine nuk I njihnin baret dhe lokalet nderkohe qe pjesa me e madhe te te rinjve perfshire dhe meshkujt nuk kishin shkelur asnjehere ne token izraelite…. Si kujtim prej Palestines mora nje pllake ku ne arabisht shkruhej emri i nje shkolle qe ndihmonte femijet ne nevoje.

Nuk qe i lehte kthimi ne Izrael pasi kisha prekur nga afer nje pjese te kultures dhe jetes palestinezese. Ne kthim grate me shami ne koke dhe fustanellat e gjata dalengadale po merrnin nje tjeter pamje. Ne piken e kontrollit te pasaportave djemte ushtare izraelit ishin zevendesuar me vajza. Shume prej tyre ishin me te shkurtra se arma qe mbanin ne krah por uniforma e ushtarakut I jepnin fyrtyrave te vogla nje autoritet te padiskutueshem. Teksa I drejtoheshim qendres se Jeruzalemit numri I vajzave me uniforme jeshile behej me i madh. Ciceronia jone, Liliana, me te cilen ishim ndare ne kufi na prise ne te hyre te tempullit. Sapo e pash me lindi deshira per t’i bere qindra pyetje ndersa ushtaret e reja na kontrolluan serish perpara se ne te hynim ne tempullin e madh. Nuk arrije te besoje qe shteti Izraelit mund te mbronte territoret e veta, ne gjendje lufte me keto vajza qe dukeshin ne pamje te pare si “cupelina”. Aq me i dobet te behej besimi kur i shihje te strukeshin nga te ftohtit teksa kryenin sherbimin ne muret e tempullit.

“Shume prej tyre sot mbajne pantallona por ne kohen time vajzat patrullonin vetem me fund” me tregon ne italisht Liliana e cila fliste shtate gjuhe te huaja. Per tu bindur akoma me shume se vajzat me pushke ishin te verteta, bera me to disa foto madje u kerkova te mbaja ne krah edhe armen e rende. Prej tyre mesova se sherbimi ushtarak per vajza ishte I detyrueshem. Vajzat izraelite pasi perfundonin shkollen e mesme, me ligj kryenin sherbimin ushtarak per dy vjet dhe me pas ato ishin te lira per te vazhduar nje fakultet. Ato duhet te kryenin ushtrine dhe vetem pas kesaj mund te krijonin nje familje. Ndersa bisedoja me “ushtaret e vogla” mendja me shkoi ne Tirane.

Fillova te imagjinoja vajzat trendy te bllokut te veshura me uniformen ushtarake,por me kapi paniku…E vetmja gje qe mund ti afronte paksa me vajzat tona te Bllokut ishin ato pak sekonda kur me radio ne dore dhe pushke ne krah, disa syresh e nderprisnin paksa sherbimin per te shkembyer ndonje puthje te shpejte  me disa djeme te gjate dhe te veshur njesoj si ato.

Shume njerez ishin mbledhur ne tempull se bashku me ta edhe ne per te prekur  murin e shenjte dhe per t’u lutur perpara shenjtoreve, qindra te tjeter pergatiteshin per nje ceremoni ku ushtria do te kryente nje parakalim. Qe ne hyrje te tempullit ne femrat na ndan vec nga burrat. Perpara tempullit duhet te luteshim vec e vec. Por edhe ushtaret patrullonin po ne kete menyre. Ne njerin krah femrat dhe ne tjeterin meshkujt. Liliana me shpjegoi se kjo gje nuk i dergonte burrat ne mekat. Te vetem ata perqendroheshin me teper ne mbrojtjen e vendit, ndersa besimtaret luteshin me gjate. Ne respekt te besimit grate izraelite ishin te veshura me nje fund te gjate deri ne fund te kembeve por edhe krahet I kishin te mbuluara. Ne dallonim qe nuk I perkisnim atij besimi pasi kembet dhe krahet tani ishin paksa te “zbuluar”. Vendtakimin me burrat e grupit e lame perpara deres kryesore te tempullit ndersa vec e vec shkuam te preknim murin e shenjte.

Pasi vizituam varrin e mbretit David, disa kisha ortodokse e armene, si dhe vendin ku Pjetri e mohoi Jezusin tre here, arritem ne sheshin ku krishti u gozhdua. Besimtare nga e gjithe bota ishin mbledhur ne shesh dhe kryenin ritin e njohur. Ata mbanin ne sup nje kryq te madh dhe te ndjekur nga qindra njerez I bin rreth e rrotull vendit te shenjte. Ndersa degjoja kengen e prifterinjve dhe kembanat qe binin me nje tingull te cilin se kisha degjuar kurre me pare fillova te lutesha: “At, faleminderit qe jetoj ne Paqe”………..