Një grup qytetarësh protestuan para Kuvendit, kërkuan ndryshimin e Ligjit për Specialen

Prishtinë, 5 tetor 2026 – Një grup qytetarësh protestuan kundër Gjykatës Speciale para Kuvendit të Kosovës, gjatë kohës që në kuvend po zhvillohej seanca në të cilën u miratua në lexim të parë projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Dhomën e Prokurorit të Specializuar.

Protestuesit, të cilët mbanin flamuj e sombole të ndryshme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe parnkarta të ndryshme në mbështetje t ëish-krerëve të UÇK-së të dënuar nga shkalla e parë e speciales, u bënë thirrje deputetëve që të votononin për zhbërjen e Gjykatës Speciale.

Gjatë kohës që në Kuvend po diskutohej për projektiligjin për ndryshime në Ligjin për Gjkykatën Speciale, potestuesit thërrisnin “Votojeni ligjin”.

Por, protestuesit nuk u shpërndanë as pas miratimit të projektligjit në lexim të parë. Ata vazhduan të qëndrojnë para Kuvendit, në pritje të miratimit të projektligjit edhe në votim të dytë.

Çlirim Haziri, një nga organizatorët e protestës, tha se protestuesit do të qëndrojnë para Kuvendit derisa projektligji të kalojë edhe në lexim të dytë.

“Këtu nuk mbaron, këtu veç sa ka filluar”, tha ai.

Me kalimin e kohës protesta degradoi dhe disa prej protestuesve hodhën edhe mjete piroteknike në drejtim të Kuvendit. Disa protestues që u përpoqën të hynin në Kuvend u përplasën me pjesëtarët e policisë në hyrjet e ndërtesës së Kuvendit. Pati edhe incidente dhe përplasje midis protestuesve që hidhnin mjete piroteknike dhe protestuesve paqësorë.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, u bëri thirrje protestuesve që të ruajnë karakterin paqësor të protestës dhe të mos përdorin mjete të dhunshme.

“Dhuna e dëmton kauzën që të gjithë duam ta mbrojmë – atë të UÇK-së dhe të çlirimtarëve tanë. Vlerat e UÇK-së nuk mbrohen përmes dhunës”, tha ajo.

Thirrje për protest të qetë e dinjitoze bëri edhe kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.

(r.m.)