Një kristal madhështor nxirret në minierën e Trepçës

Prishtinë, 27 shkurt 2026 – Shoqëria Aksionare “Trepça” njoftoi se minatorët e saj e kanë nxjerrë nga thellësitë e tokës një kristal të përmasave të jashtëzakonshme.

Në njoftim thuhet se minerali i lartë 1.40 metra dhe i gjerë 1.20 metra, është nxjerrë nga minatorët e ndërrimit C në Horizontin XI.

“Ky kristal nuk është vetëm një formacion i rrallë mineralogjik. Ai është simbol i punës së palodhur, traditës shekullore dhe shpirtit të pathyeshëm të minatorit të Trepçës”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë i Shoqërisë Aksionale “Trepça”:

Nga nëntoka madhështore e Trepçës – një kristal madhështor!

Me krenari të veçantë ndajmë me ju nxjerrjen e këtij kristali të jashtëzakonshëm nga thellësitë e minierës sonë, me përmasa mbresëlënëse: 1.40 metra lartësi dhe 1.20 metra gjerësi.

Një falënderim i veçantë shkon për minatorët e Horizontit XI – Ndërrimi C, të cilët me profesionalizëm, përkushtim dhe guxim të përditshëm bënë të mundur nxjerrjen e këtij thesari natyror nga zemra e nëntokës së Trepçës.

Ky kristal nuk është vetëm një formacion i rrallë mineralogjik – ai është simbol i punës së palodhur, traditës shekullore dhe shpirtit të pathyeshëm të minatorit të Trepçës.

 Respekt për çdo minator që çdo ditë zbret në thellësi për të nxjerrë pasuritë e vendit tonë!

No photo description available.

No photo description available.

(r.m.)