Lamtumirë miku ynë Ben Verçani!
Nga Kozeta Këze Zylo
Këto ditë u nda nga jeta një zotëri i vërtetë si Ben Verçani. Beni jetonte në Florida kur dha frymën e fundit. Ai jetonte me bashkëshorten e tij fisnike dhe zemërmirë Beglien, tri fëmijët Julinda, Xhildiana, Ronald dhe dhe dy nipërit. Është e dhimbshme të ikësh në këtë moshë kaq të re sidomos kur këto ndodhin larg Mëmëdheut, pasi përpiqesh një jetë të rregullohesh mirë dhe në momentin kur mendon se ke arritur një standard të lartë të jetës largohesh pakuptuar.
Ai erdhi në Amerikë në vitin 2000, pasi kishte punuar më parë në Rumani në vitin 1995. Ben Verçani lindi në Tiranë dhe u shkollua po aty. Ai vjen nga një familje që prindërit e tij në Elbasan Rizai që ishte dhe mjeshtër i prodhimit të sapunit bashkë me vëllain para kohës së monizmit merreshin me tregeti Itali-Shqipëri dhe kishin punishten e sapunit. Me të ardhurat që grumbulluan blenë një shtëpi dy katëshe model elbasani në Tiranë, por shteti ia mori dhe ndërtuan në atë tokë të Vercanasve pallatet 9 katëshe në qendër në Tiranë. Në këtë kohë parkinget e prokurisë janë të Verçanasve.
Ben Verçani ka qenë një sportist shumë i suksesshëm dy herë kampion. Ai ka punuar në Cirkun e Tiranës mjeshtër skene për akrobatet e famshëm. Ai mbante litaret në lartësi për akrobatet që mund të rrezikoheshn nga momenti në moment. Ai ka bashkëpunuar me artistët dhe ngritës peshash të shquar si Skender Sallaku, Telat Agolli, Dhurata Lenja, Ymer Pampuri, Arian Miluka I cili ka qene drejtor, Fatos Halla mjeshtër në bicikletë, Tahire Baçova etj. Më vonë ka qenë në Klubin “Partizani”, me mundjen klasike ku dhe doli kampion. Kolegët e tij e çmonin për durimin, sjelljen perfekte dhe talentin e tij të madh, por ai kurrë nuk kërkoi lavde dhe dukje nëpër media dhe skena. Dukej se ai kishte moton sipas A. R. se të gjithë kanë zjarrin, por vetëm kampionët e dinë kur të ndezin shkëndijën.
Beni la në pikëllim familjen e tij, motrat dhe vëllain Skënderin një mjeshtër i koreografisë në Elbasan. Familja ime Gjoni e kishte mik të afërt pasi vëllai im Beni (i ndjerë) kishte marrë mbesën e tyre Rudinën (ndjesë pastë) rritur dhe dalë nuse nga shtëpia e Ben Verçanit, pasi u rrit nga gjyshja gojëmbla Hatixhe. E kush nuk e donte dhe e respektonte Ben Verçanin plot edukatë dhe kulturë nga familja ime i cili për hatër të mbesës Rudinën që u rritën bashkë në Tiranë erdhi deri në Mezhgoran për të parë dhe takuar nga afër familjen ku u martua Rudina.
Fatet shpesh janë të trishta, por lum ai që lë veprën e mirë si Ben Verçani që do të kujtohet përgjithmonë.
Në emër të familjes Gjoni dhe familjes Zylo ju shprehim ngushëllimet tona dhe jemi pranë jush në këto ditë të vështira të jetës suaj.
Lamtumirë miku ynë Ben Verçani!
Të qoftë i lehtë dheu i Floridës!
7 Dhjetor, 2025
New York




