Zagreb, 19 tetor 2025 – Një shtetas shqiptar është ndaluar nga autoritetet kroate në pikën kufitare të Kroacisë me Malin e Zi, Karasoviqi, pasi është kapur duke tentuar të kalonte një shumë të madhe të parave të padeklaruara, të cilat i janë sekuestruar.
Gjatë kontrollit të automjetit të udhëtarëve të cilin e drejtonte shtetasi shqiptar, zyrtarët doganorë dhe pjesëtarët e shërbimit për luftimin e trafikimit zbuluan 702,435 euro të padeklaruara, të fshehura në pjesë të ndryshme të automjetit.
Paratë janë sekuestruar, ndërsa drejtuesi i automjetit është arrestuar dhe është dërguar në paraburgim. Ai është proceduar si i dyshuar për kryerjen e veprës penale kontrabandë financiare.
Autoritetet kroate po vazhdojnë hetimet për ndriçimin e plotë të ngjarjes.
Deri tashti nuk është publikuar identiteti i të arrestuarit dhe nuk është bërë e ditur se prej nga vinte dhe ku do të shkonte ai.
Sipas ligjit kroat dhe rregullave të Bashkimit Evropian, çdo shumë mbi kufirin e lejuar duhet të deklarohet në formë të shkruar apo elektronike, gjë që shtetasi shqiptar nuk e kishte bërë.
(r.m.)