Vjenë. 10 qershor 2025 – Një vajzë me prejardhje nga Kosova është në mesin e të vrarëve nga të shtënat në një shkollë në Grac të Austrisë. Ajo wshtw 15 vjeçarja Lea Ilir Bajrami, e lindur nw Austri, kumtoi gjyshi i saj, Muhabi Bajrami, nga komuna e Vitisë.
“Me zemër të thyer dhe me dhimbje të madhe njoftojmë familjarët, miqtë dhe të afërmit se mbesa jonë, Lea Ilir Bajrami, humbi jetën tragjikisht në sulmin e ndodhur në Graz të Austrisë. “Lutemi për shpirtin e saj dhe shprehim falënderime për të gjithë ata që ndajnë dhimbjen tonë në këto çaste të vështira”, shkruan ai nw Facebook.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës tha se pwsr vrasjen e 15 vjeçare Lea Bajrami ka mwsuar nga burime jozyrtare. Kjo ministri tha se sipas të dhënave të policisë austriake në mesin e të plagosurve nw kwtw sulm uk ka shtetas të Kosovës apo shtetas austriakw me prejardhje nga Kosova.
Dhjetë persona u vranë nga një 21-vjeçar në një shkollë të mesme në Grac. Nëntë viktima ishin konfirmuar menjëherë pas sulmit, ndërsa një grua ka vdekur në spital, disa orë pas sulmity.
Autoritetet thane se autori i dyshuar, ish-nxënës i kësaj shkolle, pas sulmit e ka vrarë edhe veten në një tualet të shkollës.
Policia austriake bëri të ditur se Autori i dyshuar, austriak nga rajoni i Gracit, ka përdorur një armë të gjatë dhe një pistoletë, të cilat ai i kishte me leje, por nuk e dijnw ende motivin e sulmit.
(r.m.)