Një zyrtar i BE-së plagoset me thikë nga një person i panjohur në rajonin e Gjakovës

Prishtinë, 5 nëntor 2025 – Një shtetas i huaj, zyrtar i Bashkimit Evropian në Kosovë, është therrur të martën në mbrëmje në rajonin e Gjakovës, nga një person tash për tash i panjohur.

Policia e Kosovës, në raportin e saj ditor, njoftoi se të martën, në orët e mbrëmjes, ky shtetas i huaj ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gjakovë, ptrej nga është dërguar për trajtim më të specializuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në Prishtinë.

Drejtori i Klinikës së, Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Torakale, Nazmi Kolegci, ka bërë të ditur se zyrtari i BE-së ka lëndime në kokë, në qafë dhe në gjoks. Ai ka thënë se pavarësisht plagëve të pësuara, gjendja e tij shëndetësore është stabile.

“Lëndimet janë politraumë ka lëndime në kokë, qafë dhe gjoks. Lëndime më të shpeshta që janë lëndimet në kokë, ka edhe një lëndim plagë prerëse-shpuese afër veshit të majtë. Gjithashtu i ka edhe dy plagë tjera të vogla në pjesën e përparme të gjoksit dhe ka një frakturë të brinjës së tretë djathtas dhe një pneumotoraks, domethënë ka ajër në mushkëri që është në sasi të vogël”, ka thënë Kolgeci për Telegrafin.

Ai ka thënë se zyrtari i BE-së nuk ka pasur nevojë për ndërhyrje kirurgjike, por gjendja e tij po monitorohet.

“Deri tani nuk ka pasur nevojë për ndërhyrje kirurgjikale. Por, pavarësisht se ai është në gjendje shëndetësore stabile, ne po e observojmë. Në rast se sasia e ajit në mushkëri rritet, atëherë do të jetë e nevojshëm trajtimi kirurgjik”, ka thënë Kolgeci.

Ndryshe, zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë në një përgjigje për Telegrafin ka konfirmuar rastin duke shprehur tronditjen dhe shqetësimin për ngjarjen, dhe i ka uruar rikuperim të shpejtë dhe të plotë zyrtarit të saj.

As Policia dhe as Zyra e BE-së në Kosovë nuk kanë dhënë më shumë detaje lidhur me rastin dhe nuk e kanë publikuar identitetin e viktimës. Ndërkaq, portali “Sinjali”, duke iu referuar burimeve të veta, e ka identifikuar atë si Stefan Ilianov Sheynov, rreth 49 vjeç.

Telegrafi ka mësuar nga burimet e veta se zyrtari i BE-së ka kërkuar ndihmë mjekësore në emergjencën e Gjakovës rreth orës 20:00. Sipas këtij mediumi, dyshohet se viktima është sulmuar nga një person ende i panjohur, i cili ishte në veturë së bashku me viktimën. Ende nuk dihet se si viktima dhe sulmuesi janë gjendur në të njëjtën veturë.

Të njëjtat burime kanë thënë se ende nuk dihen vendi dhe rrethanat e incidentit, por dyshohet se ai ka ndodhur në rrugën Klinë – Gjakovë.

(r.m.)

Comment

*