Teheran, 15 dhjetor 2023 – Njëmbëdhjetë policë u vranë dhe të tjerë u plagosën në një sulm me armë ndaj një stacione të policisë në Iran, raportoi televizioni shtetëror.
Autoritetet në qytetin Rask thanë se sulmi ishte kuyer në orët e hershme të mëngjesit, në jugperëndim të Teheranit.
“Policia vrau disa nga sulmuesit gjatë shkëmbimit të zjarrit me sulmuesit”, tha zëvendësguvernatori, Ali Reza Marhemati.
Sipas televizionit shtetëror, sulmi është kryer nga grupi separatist i myslimanëve sunitë, Jaish al-Adl.
Në vitin 2019, ky grup kishte marrë përgjegjësinë për një sulm vetëvrasës me bombë në një autobus ku mbetën të vrarë disa anëtarë të forcave të Gardës Revolucionare të Iranit.
Në muajt e fundit, militantë dhe grupe të vogla separatiste në rajonin e banuar me shumicë sunite, kanë sulmuar stacionet e policisë.
Provinca Sistan dhe Baluçistan është një nga zonat më pak të zhvilluara të Iranit.
(REL)