Njëmijë fëmijë palestinezë të plagosur dërgohen për trajtim në EBA

Rafah, 19 nëntor 2023 – Mbi njëmijë fëmijë palestinezë të plagosur gjatë bombardimeve të Izraelit në Rripin e Gazës janë dërguar për trajtim mjekësor në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA).

Grupi i parë i fëmijëve ka arritur të shtunën në Emiratet e Bashkuara, pasi kanë kaluar kufirin me Egjipin, në Rafah.

Fëmijë me fasha në pjesë të ndryshme të trupit janë transportuar me aeroplanë specialë.

Në sulmet me bomba dhe gjatë ndërhyrjes së forcave izraelite në Rripin e Gazës janë vrarë mijëra fëmijë dhe janë plagosur mijëra të tjerë. Disa prej tyre kanë marrë plagë të rënda dhe trajtimi i tyre në Rripin e Gazës është i pamundur, qoftë për shkak të shkatërrimit të spitaleve dhe mungesës së kushteve për trajtim në spitalet ekzistues në Rripin e Gazës, përfshirë pajisjet dhe medikamentet mëelementare.

Në fillim të muajit, EBA njoftuan se do të trajtojnë 1 mijë fëmijë palestinezë të plagosur dhe familjet e tyre nga Gaza.

Më shumë se 11 mijë e 400 palestinezë janë vrarë në luftë, dy të tretat prej tyre janë gra dhe të mitur. Më shumë se 2 mijë e 700 janë raportuar të zhdukur dhe besohet se janë varrosur nën rrënoja.

(r.m.)