Stokholm, 10 tetor 2025 – Udhëheqësja e opozitës në Venezuelë, María Corina Machado, u vlerësua me Çmimin Nobel të Paqes 2025.
Kryetari i Komitetit të Nobelit, Jorgen Watne Frydne, tha se komiteti e vlerësoi guximin e Machados dhe angazhimin e palodhu të saj për të drejtat demokratike të popullit Venezuelan.
“Si drejtuese e lëvizjes për demokracinë në Venezuelë, Machado është një ndër shembujt më të jashtëzakonshëm të kurajos civile në Amerikën Latine të kohës”, thuhet në njoftimin e Komitetit të Nobelit.
Në njoftim thuhet se Machadi është “figurë kyçe e opozitës që dikur ishte e përçarë thellë”, të cilën arriti ta bashkojë në kërkesën e saj për zgjedhje të lira.
“Në një kohë, kur demokracia është e kërcënuar, është më e rëndësishme se kurrë, të mbrohet çfarë na bashkon”, tha komiteti i Nobelit.
“Kur një regjim autoritar e merr pushtetin, është vendimtare të vlerësohen mbrojtësit e guximshëm të lirisë”, theksoi Komiteti.
Vitin e kaluar, Machado u emërua kandidate e opozitës së bashkuar “Platforma e unitetit demokratik”në zgjedhjet presidenciale në Venezuelë. Por, ajo u përjashtua nga procesi zgjedhor nga Këshilli Kombëtar i Zgjedhjeve, që është organ proqeveritar. Në vend të Machadis opozita e kandidoi për president González Urrutia, i cili doli fitues, por Qeveria e Presidentit Nicolas Maduro nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve.
(r.m.)