“Nomadland” e fiton çmimin “Oscar” për filmin më të mirë

Los Angeles, 26 prill 2021 – Filmi amerikan “Nomadland” i ka fituar tri çmime “Oscar”. Drama e regjisores kineze Chloe Zhao është vlerësuar në kategoritë: filmi më i mirë, regjia më e mirë dhe aktorja më e mirë.

Filmi “Nomadland” e përshkruan një grua që largohet nga qyteti i saj i vogël për të bredhur në perëndimin amerikan, ndërsa takon gjatë rrugës të tjerë që janë në kërkim të një jete shëtitëse larg shoqërisë konvencionale.

Zhao, e cila është gruaja e parë me ngjyrë që ndonjëherë e ka marrë çmimin Oscar për regjinë më të mirë, ka folur për mirësinë e njerëzve.

“Gjithmonë kam gjetur mirësi tek njerëzit që kam takuar, kudo ku kam shkuar në botë”, ka thënë Zhao.

“Kjo është për këdo që ka besimin dhe guximin ta ruajë mirësinë në vetsëvete… pa marrë parasysh sa e vështirë është ta bësh atë”, ka theksuar ajo.

Frances McDormand, e cila e luan rolin kryesor në filmin “Nomadland”, e ka fituar Oskarin për aktoren  më të mirë. Ky është Oskari i dytë në karrierën e saj.

Çmimi për aktorin më të mirë i është dhënë aktorit Anthony Hopkins, për rolin kryesor në filmin ‘The Father’, i cili e ka fituar Oskarin edhe për skenarin më të mirë të përshtatur. Hopkins, 83-vjeçar, i cili luan rolin e një burri që vuan nga harresa, është aktori më i vjetër që ka fituar Oskar.

Aktorja jug-koreane, Yuh-Jung Youn, e ka fituar çmimin e aktores më të mirë mbështetëse, për rolin e saj në filmin “Minari”. Ajo është aktorja e parë aziatike që e fiton këtë çmim, që nga viti 1957.

Çmimi për aktorin më të mirë në rol dytësor e fitoi britaniku Daniel Kaluuya, për në rolin e tij në filmin “Judas and the Black Messiah”.

Emerald Fennell e ka fituar çmimin Oskar për skenarin më të mirë original, për filmin “Promising Ëoman Young”, një triller në të cilin një grua kërkon hakmarrje ndaj burrave grabitçarë.

Në kategorinë e filmit më të mirë të huaj, çmimin Oskar e ka fituar filmi “Another Round” nga Danimarka. Në këtë kategori ka qenë në garë edhe filmi nga Bosnja e Hercegovina “Quo Vadis, Aida”, i cili flet për gjenocidin de kryeër nga serbët në Srebrenicë. Njërin ndër rolet kryesore nëkëtë film e luan aktori Kosovar Alban Ukaj.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve Oskar sivjet u zhvillua me dy muaj vonesë, për shkak të pandemisë. Organizatorët kanë thënë se vonesa ishte e pashmangshme.

(r.m.)