Prishtinë, 6 janar 2026 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me numërimin e votave për zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.
Procesi i numërimit sot ka rezultuar me një ndryshim të raportin e forcës politike në Kuvend midis Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). PDK-ja e ka fituar edhe një ulëse, duke siguruar gjithsej 23 ulëse, ndërsa LDK-ja e ka humbur një ulëse, duke rënë kështu në gjithsej 14 sosh.
Me këto rezultate, në listën e deputetëve të përbërjes së Kuvendit rikthehet kandidati i PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili ishte i 23-ti, ndërsa jashtë listës mbetet kandidati i LDK-së, Fadil Hadërgjonaj, i cili ishte i 15-ti.
Të hënën, Lëvizja Vetëvendosje e fitoi edhe ulësen e 57-të në Kuvend, të cilën ia mori PDK-së.
Këto ndryshime kanë ndodhur nga numërimi i votave nga vendvotimet e rregullta, nga përfaqësitë diplomatike, nga votat e dërguara me postë nga Berna dhe nga Berlini, votat me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta, numërimi i të cilave nuk ka përfunduar ende.
Numërimi i deritashëm i votave të dërgua me postë dhe votave me kusht nuk ka ndikuar në numrin e ulëseve të partive tjera. Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka dalë e para në këto zgjedhje, do t’i ketë 57 ulëse në Kuvend, kurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka siguruar 6 ulëse.
(r.m.)