Oda Ekonomike e Kosovës u bën thirrje partive politike të shmangin zgjedhjet

Prishtinë, 3 mars 2026 – Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) u ka bërë thirrje subjekteve politike që të shmangin zgjedhjet e parakohshme dhe të përqendrohen në sigurimin e stabilitetit institucional, ndërkohë që ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Në një letër publike të datës 3 mars, kryetari i OEK-ut, Lulzim Rafuna, ka theksuar se çdo vonesë në procesin e zgjedhjes së presidentit rrit pasigurinë ekonomike dhe ndikon në besueshmërinë e vendit për investitorët.

Thirrja e Odës vjen në një kohë kur kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, po vazhdojnë bisedimet për një kandidat të përbashkët presidencial.

Në rundin e parë të takimeve nuk u arrit konsensus, ndërsa partitë mbeten të ndara mbi mënyrën e përzgjedhjes dhe emrat e mundshëm.

OEK-u ka vënë në dukje se stabiliteti politik është parakusht për zhvillim ekonomik, duke kujtuar se sektori privat në Kosovë mbetet i ndjeshëm ndaj zhvillimeve ndërkombëtare dhe luhatjeve në treg.

Në letër theksohet nevoja për investime të brendshme dhe të jashtme, si dhe reforma strukturore që rrisin konkurrueshmërinë e vendit.

Sipas Kushtetutës, për të zgjedhur presidentin nevojiten të paktën 80 vota nga 120 deputetë në njërin nga dy rundet e para të votimit, ose 61 vota në rundin e tretë.

Moszgjedhja e tij brenda afateve kushtetuese mund të çojë në shpërndarje të Kuvendit dhe zgjedhje të reja parlamentare.

May be an image of text that says "Oda Ekonomike e Kosovës: Stabiliteti politik, kusht për zhvillim ekonomik Prishtinë 03.02.2026 COMMERCE Ekonomike Kosoves shprehur shqetesimin situaten ndjeshme drejtuar zhvillimit institucional, politike nevojë vend dhe mundesine procese Thirrje per thirrje vlerëson nevoje per vendimmarrje té qendrueshme bashképunim thellojne pasigurine ekonomike stabiliteti gjejnë gjuhë eshte Kosove dhe shmangin ekonomik. zhvillimeve dérgimin vendit Nevoje dhe ndikim reforma strukturore reforma shkak thella strukturore rritje benin Kosoven investimeve konkurruese masa mbështetése ekonomike rrezigeve dhe jashtme,s per biznes, mundshme rritje dhe panik çmimeve garte mbéshtetëse publik emër tregojnë kujdes ndaj lajmeve privat, Oda funksion Lulzim paverifikuara, KOsOVES körkon maturi afatgjaté endit dialog onstruktiv"

(r.m.)

Comment

*