Prishtinë, 20 gusht 2025 – Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) njoftoi se togeri Fitim Kahrimani e ka përfunduar me sukses Kursin Bazë për Oficerë të Artilerisë Fushore në Qendrën e Ekselencës për Zjarrin (Fires Center of Excellence) në Fort Sill, Oklahoma, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
FSK bëri të ditur se në këtë trajnim bëhet përgatitja e oficerëve për të marrë vendime në kushte lufte dhe për të udhëhequr operacione në fushë të betejës.
“Toger Kahrimani është vlerësuar me çmimin “Distinguished Honor Graduate” mirënjohje që u jepet studentëve që arrijnë rezultate të jashtëzakonshme akademike dhe profesionale”, thuhet në njoftimin e FSK-së.
(r.m.)