OKB bën thirrje për armëpushim humanitar në Rripin e Gazës

Pekin, 18 tetor 2023 – Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha sot se është tmerruar nga sulmi në spitalin al-Ahli të Gazës, në të cilin u vranë qindra njerëz. Ai tha se sulmet e grupit militant të Hamasit në Izrael nuk justifikojnë “ndëshkimin kolektiv” të palestinezëve dhe bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Ripin e Gazës.

“E dënojë me forcë këtë sulm. Bëj thirrje për një armëpushim humanitar të menjëhershëm për të krijuar mundësi dhe hapësirë të mjaftueshme për të ndihmuar njerëzit që janë duke vuajtur shumë. Jeta e shumë njerëzve është në rrezik, gjithë rajoni është në rrezik. Shpresojë që fryma e këtij takimi di të ndihmojë ata që kanë nevojë për paqe”, tha Guterres, në forumin e nismës “Një Brez, Një Rrugë” që po mbahet në Pekin.

Ai i bëri thirrje Hamasit që të “lirojë pa kushte pengjet”, ndërsa Izraelit i bëri thirrje që “menjëherë të lejojë qasje të pakufizuar të ndihmave humanitare për banorët e Gazës që kanë nevojë për gjërat elementare, shumica e tyre gra dhe fëmijë”.

(r.m.)