Opozita në Serbi e inkurajuar nga Parlamenti Evropian, beson në energjinë e qytetarëve

Beograd, 18 janar 2024 – Një pjesë e opozitës në Serbi, e mbledhur rreth aleancës “Serbia kundër dhunës”, vazhdon të protestojë kundër vjedhjeve dhe manipulimeve të pushtetit në zgjedhjet e fundit.

Protestat e deritashme nuk kanë dhënë snbdonjë rezultat, prandaj krijohet përshtypja se autoriteteve nuk u intereson aspak në rrugë nëse janë disa mijëra apo 100 mijë njerëz. Komisioni Shtetëror Zgjedhor i shpalli me shpejtësi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, ndonëse ato komntestohen nga opozita dhe vazhdojjnë të jenë objekt analizash të organizatave ndërkombëtare.

Vështruar nga këndvështrimi i autoriteteve, kështu edhe do të jetë, sepse ato po përpiqen të minimizojnë pakënaqësinë popullore dhe ta formojnë sa më shpejt qeverinë e re.

Gazetari Gjorgje Vllajiq mendon se qytetarët vazhdojnë të dërgojnë mesazh të qartë për pushtetin, pavarësisht prej përpjekjeve të tij të shpërfillë pakӕnaqësinë e qytetarëve.

“Qytetarët, pavarësisht numrit të tyre, dërgojnë mesazh se ka një bërthamë njerëzish që nuk janë të kënaqur me atë që po ndodh në Serbi dhe se janë të gatshëm të këmbëngulin derisa të ndodhë diçka. Fakti që qeveria shfaq një lloj nervozizmi është edhe në favori për ta. Prandaj nxitohet me formimin e qeverisë”, tha ai.

Sipas tij, nëse përsëriten zgjedhjet lokale të Beogradit, çka duket e pashmangshme, nuk mund të formohet qeveria e re.

Opozita në Serbi ka pritur një reagim më të ashpër mga faktori mndërkombëtar. Por, mesazhet e fundit të administratës amerikane nuk konsiderohen si shenjë e mirë. Uashingtoni zyrtyar e ftoi opozitën të vazhdojë luftën me mjete ligjore, përmes institucioneve, gjë që regjimi i Aleksandar Vuçiqit do ta pranojë me gjithë zemër. Opozita vlerësoi se është vështirë të pritet ndonjë sukses duke qenë se në procesin zgjedhor ishte përfshirë drtejtpërdrejt edhe policia e shtetit dhe derisa të gjitha institucionet shtetërore janë nën kontrollin e rreptë të regjimit.

Opozita e cilëson si hap inkurajues diskutimin e çështjes së zgjedhjeve në Parlamentin Evropian.

Marinika Tepiq, në fjalimin e saj të parë pas grevës së urisë, tha se pikërisht për këtë po zhvillohen protesta.

“Nuk po u drejtoheshim frikacakëve matanë rrugës (Qeverisë së Serbisë), por Europës dhe botës. Sot i gjithë planeti e di që ne i kapëm duke vjedhur”, tha ajo para protestuesve.

Kryetari i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë, Pavle Gërboviq, tha se, pas debatit në Parlamentin Evropian, opozita pret që “më në fund të vijnë veprime vendimtare nga ajo anë”. Por, ai theksoi se lufta e opozitës në Serbi do të jetë e gjatë.

“Na vjen mirë që forcat konservatore, të afërta me Aleksandar Vuçiqin, u mbivotuan edhe pse në krye me Vladimir Bilçikun e turpshëm u përpoqën me të gjitha forcat që të mos ndodhte ky diskutim. Ky është një lajm inkurajues, ndërsa fakti që lufta jonë në tri fronte është e ngadaltë, kërkon shumë durim, por ka efekte”, tha Gërboviq për Radion Deutsche Welle.

Gazetari Vllajiq është i bindur se këtë herë Beogradi zyrtyar nuk do t’ia hedhë lehtë Bashkimit Evropian.

“Duke gjykuar nga mënyra se si është futur (çështja) në agjendën e Parlamentit Evropian, mendoj se është e qartë se Beogradi do të marrë kritika të ashpra. Pritet edhe raporti përfundimtar i OSBE-së për zgjedhjet dhe e gjithë kjo do të jetë një mesazh i pakëndshëm për Beogradin, i cili është në një rrugë shumë të rrëshqitshme sa i përket marrëdhënieve me Bashkimin Evropian”, tha Vllajiq.

Përveç kësaj, ai mendon se opozita ka në duar edhe instrumente të tjera.

“Opozita i ka në dispozicion të gjitha metodat e luftës politike, parlamentare dhe joparlamentare”, tha Vllajiq.

“Ata mund të mos i marrin marrin mandatet ose mund t’i marrin dhe t’i kthejnë ato. Në të njëjtën kohë mund të vazhdojnë me presionin e rrugës. Është vetëm çështje vlerësimi dhe mençurie politike për të zgjedhur metodat më efektive që ta ruajnë atë energji të qytetarëve të pakënaqur me atë që po ndodh në Serbi”, theksoi Vllajiq.

(r.m.)