Opozita në Serbi thotë se Donald Trump refuzoi të takohej me Vuçiqin

Beograd, 3 maj 2025 – Opozita në Serbi dyshon se Presidenti Aleksandar Vuçiq e ndërpreu vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe u kthye para kohe në shtëpi për arsye shëndetësore.

Disa nga liderët opozitarë janë të bindur se Vuçiq u kthye në Serbi pasi dështoi përpjekja e tij që të takohej me Presdidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Lideri i lëvizjes “Kreni- promeni” (Nis -ndryshimin), Savo Manojloviq, ka thënë se Presidenti Trump ka refuzuar të takohet me Vuçiqin në Miami, gjë që Vuçiq e ka përjetuar si dështim të tij të madh.

“Refuzimin e takimit nga Donald Trump, të cilin e kishte paralajmëruar Vuçiqi, ai e ka përjetuar si fiasko të plotë të politikës së tij, e cila më shumë mbështetet në mblesëri se sa në politikë të jashtme serioze”, ka thënë Manojloviq.

Ai ka thënë se Vuçiqi e ka reduktuar politikën e jashtme në “një seri marrëveshjesh private në të cilat interesat shtetërore varen nga përfitimet personale”.

Manojloviq ka thënë se Vuçiqi “po përpiqet t’i përdorë resurset dhe institucionet shtetërore për të realizuar takime me liderë të huaj për promovimin e tij personal”.

“Cilat janë tani historitë për një vizitë private në Amerikë që përfundon me një fiasko të tillë? Në qoftë se Vuçiq ka shkuar privatisht, përse ai përdori avionin shtetëror? Kush e pagoi ekipin e RTS-it dhe të stacioneve televizive private për ta përcjellë dhe kush i financoi kostot e sigurisë së tij?” ka pyetur Manojloviq.

Edhe Aleksandar Paviq, deputet i partisë “Ne forca e popullit” në Kuvendin e Serbisë, e ka cilësuar si d, e ka cilësuar si dështim të madh dështimin e takimit të Vuçiqit me presidentin Trump.

“Thjeshtë, Presidenti i SHBA-së nuk ka gjetur kohë ta pranojë në takim (Vuçiqin). Ekipi i Vuçiqit është përpjekur ta realizojë këtë përmes improvizimit, nëpërmjet njerëzve të parëndësishëm, gjë që nuk ka kaluar”, është shprehur ai.

Paviq ka thënë se dështimi i vizitës në SHBA e bën më të nevojshme pjesëmarrjen e Vuçiqit në në festimet e Ditës së Fitores, më 9 maj, në Moskë.

“Pas këtij dështimi më tadh, Vuçiq e ka edhe më të nevojshme të shkojë në Moskë, për shkak se imazhi i tij brenda vendit po shembet me shpejtësi”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se gjendja e tij shëndetësore nuk është arsye bindëse që të mos udhëtuar në Moskë.

“Mjeku i Vuçiqit në Akademinë Mjekësore të Ushtrisë tha se gjendja e tij është përmirësuar mjaftueshëm për të shkuar në shtëpi, prandaj ky episod nuk do të jetë justifikim mjaftueshëm bindës që ai të mos shkojë në Rusi”, ka thënë Paviq.

(r.m.)

Comment

*