Organizata “OPEC+” merr vendim për rritjen e prodhimit të naftës

Vjenë, 5 prill 2026 – Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe aleatët e saj (OPEC+ ) vendosën sot të rrisin kuotat e prodhimit të naftës, për të ulur çmimet e energjisë në tregjet ndërkombëtare që shkaktoi lufta në Lindjen e Mesme.

OPEC+, e cila përfshin Arabinë Saudite, Rusinë dhe shumë vende të Gjirit që janë nën sulm nga Irani, njoftoi se ka vendosur të “rregullojë prodhimin e saj me 206,000 fuçi në ditë”.

OPEC+ tha se rivendosja e infrastrukturës energjetike të dëmtuar nga sulmet e fundit është e kushtueshme dhe “do të kërkojë shumë kohë”, gjë që mund të ndikojë në furnizimet globale.

Në një deklaratë të lëshuar sot, pas takimit të anëtarëve të kësaj organizate, thuhet se mbrojtja e korridoreve detare është thelbësore për të siguruar transportin e pandërprerë të hidrokarbureve.

(r.m.)

Comment

*