Prishtinë, 9 nëntor 2025 – Ushtruesja e Detyrës së Ambasadorit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, e ka përshëndetur zhvillimin e rregullt dhe gjithëpërfshirës të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë të 18 komunave të Kosovës.
Në një deklaratë të zyrës së Bashkimit Evropiann ë Prishtinë thuhet se Palatova e ka cilësuar “dëshmi të demokracisë në Kosovë” përmbylljen me sukse të procesit zgjedhor.
Edhe shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Gerard McGurk, e ka vlerësuar punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe të gjithë atyre që kanë qenë të përfshirë në organizimin e të dy raundeve të zgjedhjeve lokale në Kosovë.
Në një deklaratë publike, McGurk ka përgëzuar KQZ-në dhe kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi për organizimin e zgjedhjeve. Ai ka theksuar se profesionalizmi dhe përkushtimi i të gjithë akterëve të përfshirë në procesin zgjedhur “kanë forcuar proceset demokratike në Kosovë”, duke uruar kryetarët e zgjedhur dhe të rizgjedhur në këto zgjedhje.
“Ndërsa mbyllen qendrat e votimit për zgjedhjet lokale të balotazhit, e përgëzoj Kryetarin Kreshnik Radoniqi, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe të gjithë ata që janë përfshirë në menaxhimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale të tetorit dhe nëntorit.
Profesionalizmi dhe përkushtimi juaj kanë forcuar proceset demokratike në Kosovë. Urime të gjithë kryetarëve të rinj dhe të rizgjedhur të komunave – puna juaj me dhe për komunitetet tuaja fillon nesër. Pres me padurim t’ju takoj së shpejti!”, thuhet në deklaratën e McGurk
(r.m.)