Prishtinë, 2 nëntor 2023 – Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.
Presidentja Osmani ia uroi detyrën e re ambasadorit Malaj dhe shfaqi shpresën se gjatë mandatit të tij do të ithellohen më tej marrëdhëniet midis dy shteteve simotra. Ajo e cilësoi si prioritet bashkëpunimin ndërmjet Kosovës e Shqipërisë dhe, sidomos, unifikimin e politikës së jashtme të dy vendeve.
“Fuqizimi i vazhdueshëm i koordinimit diplomatik është interes jo vetëm i shteteve tona, por edhe i rajonit në tërësi”, theksoi ajo.
Presidentja Osmani tha se Kosova pret që Shqipëria të jetë zë i fuqishëm i Kosovës në mekanizmat dhe organizatat ndërkombëtare, në të cilat Kosova nuk ka ende përfaqësim.
Presidentja e Kosovës e njoftoi ambasadorin Malaj edhe për zhvillimet e fundit në Kosovë, si edhepër aktin e agresionit të Serbisë kundër Kosovës. Në këtë kontsekst, ajo theksoi rëndësinë e adresimit të përgjegjësisë së Serbisë dhe të vendosjes së masave ndëshkuese ndaj saj.
Të dy palët u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme m interes të dyanshëm dhe shtruan nevojën e zbatimit të marrëveshjeve ndërshtetërore të arritura deri më tash.
(r.m.)