Nju Jork, 28 shtator 2025 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, kanë ndarë së bashku në New York, rrëfimin e Kosovës prej çlirimit e deri më sot, së bashku me.
Në prani të një audience ndërkombëtare të përbërë nga figura të njohura dhe përfaqësues nga e gjithë bota, Osmani ka folur për rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë, demokracisë dhe shtetndërtimit. Ajo ka shprehur mirënjohje të thella për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
“E nderuar që rrëfimin e Kosovës ta ndaj së bashku me Presidentin Clinton në New York, në prani të një audience të jashtëzakonshme nga e gjithë bota. Mirënjohje e përjetshme për aleatin tonë historik, Shtetet e Bashkuara ,” ka shkruar Osmani në rrjetet sociale.
(r.m.)