Osmani e Shanmugaratnam diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës e Singaporit

Singapor, 8 nëntor 2023 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur në takim nga presidenti i Singaporit, Tharman Shanmugaratnam.

Presidentja Osmani, në një postim në Facebook, ka njoftuar se në këtë takim kanë diskutuar për thellimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve.

“Falënderoj presidentin e Singaporit, Tharman Shanmugaratnam për pritjen e ngrohtë! Presidentin Shanmugaratnam e urova për marrjen e detyrës dhe njëkohësisht patëm diskutim përmbajtjesor për thellimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve tona, sidomos në fushën e bashkëpunimit ekonomik”, ka shkruar Osmani.

Presiidentja Osmani po qëndron në vizitë në Singapor, në kuadër të ceremonisë “Earthshot Prize” në Singapor.

(r.m.)