Osmani e takoi një grup senatorësh e kongresistësh amerikanë: Ata ishin zëri i popullit të Kosovës

Uashington, 10 korrik 2024 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar në Uashington një grup senatorësh dhe kongresistësh amerikanë, demokratë dhe republikanë që e mbështesin Kosovën prej vitesh. Takimi u realizua në margjina të Samitit të NATO-s, i cili po mbahet në 75 vjetorin e themelimit të aleancës veri-atlantike.

Presidentja Osmani, në një postim në Facebook, ka treguar se ajo i ka falënderuar senatorët e kongresistët amerikanë për mbështetjen e Kosovës në kohët më të vështira dhe për përkushtimin e tyre për forcimin e aleancës midis Kosov٥s dhe Shteteve të Bashkuara.

Ajo i ka cilësuar ata “zëri i popullit të Kosovës”.

“Senatorë e kongresistë amerikanë të të dyja partive i bënë jehonë aspiratave tona në kohët më të vështira. Ata ishin zëri i popullit të Kosovës.

Në Washington D.C., në kuadër të 75 vjetorit të themelimit të NATO-s, i falënderova ata për kontributin e tyre përgjatë viteve, por edhe për përkushtimin e palëkundur për ta forcuar aleancën midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara!   ”, ka shkruar ajo.

Presidentja Osmani ndodhet në SHBA me ftesë të sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, për të marrë pjesë në një forum për gratë, paqen dhe sigurinë, i cili mbahet në kuadër të Samitit të NATO, në Uashington. 

May be an image of 2 peopleMay be an image of 4 people

May be an image of 2 peopleMay be an image of 2 people

May be an image of 7 people, the Oval Office and text

May be an image of 2 peopleMay be an image of 3 people

May be an image of 11 people and table

(r.m.)

Comment

*