Osmani e uron Rutten, pret avancimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Prishtinë, 26 qershor 2024 – Autoritetet në Kosovë e mirëpritën emërimin e Mark Ruttes sekretar të përgjithsh՞m të të NATO-s. Ato e konsiderojnë z. Rutte si partner me të cilin mund të bisedojnë për një gamë të gjerë çështjesh, përfshirë avancimin e raporteve mes Kosovës me Aleancën Veriatlantike.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e uroi z. Rutten menjëherës pas emërimit të tij në postin më të lartë politik në NATO, duke theksuar se pret që me të punojë “për paqe dhe siguri afatgjate në kontinentin tonë dhe më gjerë” dhe  për ta çuar përpara synimin e Kosovës për anëtarësim në NATO.

“Urime miku ynë i dashur, Mark Rutte, për emërimin sekretar i ri i NATO-s. Përvoja, lidershipi dhe njohuritë e tij do të jenë të paçmueshme për Aleancën. Gjatë viteve, kemi punuar bashkë në shumë çështje të rëndësishme dhe nuk kam dyshim se bashkëpunimi ynë i fortë do të vazhdojë edhe kur t’i marrë përgjegjësitë e reja. Mezi pres të punojmë bashkë në avancimin e anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe të punojmë bashkë për paqe e siguri në kontinentin tonë dhe më tej”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Mark Rutte konsiderohet mik i Kosovës. Vizitën e fundit në Kosovë ai e zhvilloi në korrik të vitit të kaluar, në cilësinë e Kryeministrit të Holandës, së bashku me kryeministrin e atëhershëm të Luksemburgut, Xavier Bettel. Gjatë asaj vizite, e cila ishte realizuar pak kohë pas tensioneve në katër komunat veriore të Kosovës, Rutte e Bettell u bënë thirrje Kosovës dhe Serbisë t’i ulnin tensionet dhe t’i ktheheshin dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis tyre.

Presidentja Osmani është takuar me z. Rutte javën e kaluar, në margjina të samitit për paqen në Ukrainë, që u mbajt në Zvicër.

“Samiti ishte një mundësi e shkëlqyer për të biseduar me kryeministrin holandez, Mark Rutte, për rëndësinë e së ardhmes euroatlantike të Kosovës”, shkroi Presidentja Osmani pas takimit.

This image has an empty alt attribute; its file name is Mark-Rutte-e-Vjosa-Osmani.jpg

(r.m.)