Osmani e Van der Bellen bisedojnë për forcimin e marrëdhënieve Kosovë–Austri

Alpbach (Austri), 25 gusht 2025 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Alpbach të Austrisë, është takuar me Presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen, dhe Zonjën e Parë, Doris Schmidauer.

Në një postim në rrjetet sociale, Presidentja Osmani ka bërë të ditur se gjatë takimit miqësor me Presidentin Van der Bellen, kanë biseduar për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Austrisë.

Ajo e ka cilësuar Austrinë si njërin nga aleatët më të fortë të popullit të Kosovës.

“Me Presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen, si dhe Zonjën e Parë, Doris Schmidauer, në Alpbach-un e bukur. Diskutime miqësore mbi forcimin e marrëdhënieve me Austrinë, një nga aleatët më të fortë të popullit tonë”, ka shkruar Osmani.

(r.m.)