Osmani falënderon SHBA-të për arritjen e marrëveshjes në Bruksel

Prishtinë, 23 nëntor 2022 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për targat.

Zonja Osmani ia ka dhënë Shteteve të Bashkuara të Amerikës meritat për arritjen e kësaj marrëveshjeje.  Ajo ka thënë se mbështetja e SHBA-së është e domosdoshme për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Dua të falënderoj ambasadorin Jeff Hovenier dhe Qeverinë e SHBA-së për angazhimin e tyre në arritjen e marrëveshjes së sotme në Bruksel. Mbështetja e tyre për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është e domosdoshme. Kosova u është mirënjohëse”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Takimi i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimit e Petkoviqit, që rezultoi me marrëveshje u zhvillua gjatë pezullimit 48 orësh të vendimit për gjobitjen e pronarëve të automjeteve me targa të lëshuara nga Serbia.

Pezullimi u bë nga kryeministri Kurti, pas kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës që Brenda kësaj kohe të bëheshin përpjekje shtesë për arritjen e një marrëveshjeje që do të ulë tensionet mes dy vendeve.

(r.m.)