Osmani: Ka një vullnet i mirë për paqe në Kaukazin e Jugut

Shkup, 15 prill 2023 – Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, vendi i të cilit ka kryesimin e radhës së OSBE-së, thotë se ekziston një vullnet i mirë për paqe në Kaukazin e Jugut.

Zoti Osmani sapo i dha fund një vizite në Gjeorgji, Azerbajxhan dhe Armeni ku u takua me zyrtarë të lartë dhe drejtues të shoqërisë civile. Sherbimi armen i Zërit të Amerikës në Jerevan zhvilloi një bisedë me kryediplomatin e Maqedonisë së Veriut në përfundim të vizitës së tij në tre vendeve të rajonit të Kaukazit Jugor.

“Agresioni rus në Ukrainë ka dëmtuar themelet e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, thotë shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, vendi i të cilit mban kryesinë e radhës së OSBE-së. Sulmi rus i ka minuar angazhimet dhe parimet që kanë mbështetur paqen gjatë dekadave të fundit“, tha ai.

“Vizita ime e parë si drejtues i OSBE-së ishte në Kiev pasi Ukraina rënditet në krye të përparësive tona. OSBE-ja ka nisur një program mbështetje për Ukrainën, me përkrahje financiare nga rreth 20 shtete pjesmarrëse. Programi ka aspekte humanitare por do të mbështesë edhe institucionet ukrainase. OSBE-ja gjithashtu po zhvillon një mision për mbledhjen e fakteve në lidhje me rrëmbimin e fëmijëve ukrainas nga ushtria ruse”, tha Osmani për Zërin e Amerikës.

Gjatë vizitës në Gjeorgji, drejtuesi i OSBE-së zhvilloi takime me krerët më të lartë të shtetit, ndërsa theksoi se OSBE-ja do të vazhdojë ta mbështesë atë vend në zbatimin e angazhimeve të saj si në rrafshin politiko-ushtarak ashtu edhe për reforma të tjera në vend. Në vitin 2008 Rusia sulmoi Gjeorgjinë duke siguruar ndarjen e Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut.

“OSBE-ja është e përfshirë në procesin e paqes në Gjeorgji. (1:16) Vizitova vijën ndarëse mes Gjeorgjisë dhe Osetisë së Jugut dhe fatkeqësisht në shekullin 21 kemi një mur ndarës mes komuniteteve. Njerëzit nuk mund të vizitojnë familjet e tyre përtej vijës ndarëse”, tha për Zërin e Amerikës zoti Osmani.

Zgjidhja paqësore dhe e qëndrueshme e mosmarrëveshjeve mes Azerbajxhanit dhe Armenisë ishin në qendër të bisedimeve që zoti Osmani zhvilloi me udhëheqësit më të lartë azerë dhe armenë.

“Ne inkurajojmë të gjitha nismat për të sjellë sëbashku udhëheqësit dhe vendet për të gjetur mënyra për të çuar përpara procesin. Në takimet në Baku dhe Jerevan u ofrova udhëheqësve një mundësi për të zhvilluar një takim në Ohër, si një qendër e njohur për dialog dhe arritje marrëveshjesh. Kohët e fundit në Ohër u arrit një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës”, tha ai.

Zoti Osmani thotë se egziston një vullnet i mirë për paqe në Kaukazin e Jugut. Vizita e drejtuesit të lartë u përqendrua tek sfidat egzistuese të sigurisë dhe përpjekjet drejt paqes së qëndrushme si dhe forcimi i bashkëpununimit mes OSBE-së dhe tre vendeve të rajonit të Kaukazit Jugor.

(Zëri i Amerikës)