Osmani kërkon mbështetje për liberalizimin dhe anëtarësimin në KE

Prishtinë, 18 tetor 2022 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar të martën ambasadorët e Kroacisë, Bullgarisë, Çekisë dhe Hungarisë, të akredituar në Kosovë.

Zyra e Presidentes Osmani bën të ditur se ajo i ka falënderuar këto vende për mbështetjen që i kanë dhënë Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave, përfshirë takimin e fundit të grupit punues të Këshillit të Evropës.

Presidentja Osmani ka theksuar se është më rëndësi që kjo mbështetje të vazhdojë edhe më tej deri në hyrjen në fuqi të vendimit për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Ajo ka thënë se vendet anëtare të BE-së duhet ta marrin parasysh rekomandimin e Komisionit Evropian, i cili ka konfirmuar se kosova ka plotësuar të gjitha kriteret.

Presidentja Osmani ka thënë se vendimmarrja politike duhet të merret gjatë Presidencës çeke të BE-së, duke theksuar se liberalizimi i vizave nuk duhet të mbetet peng i asnjë procesi teknik.

Presidentja Osmani kërkoi nga vendet anëtare të BE-së edhe vazhdimin e mbështetjes për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës (BE). Ajo ka thënë se  anëtarësimi nëkëtë organizatë është kontribut për mbrojtjen, avancimin dhe promnovimin e të drejtave dhe lirive të njeriut në Kosovë.

(r.m.)