Berlin, 23 tetor 2025 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se është koha që rajoni i Ballkanit Perëndimor të shihet nga Bashkimi Evropian si potencial dhe jo si barrë.
“Mendoj se zgjerimi duhet të shihet nga një pikëpamje më e gjerë. Nëse e shihni Ballkanin Perëndimor si rajon, mendoj se është koha që ne të shihemi si potencial e jo si barrë”, tha Osmani, në forumin “The Humboldt Speeches on Europe” në Berlin.
Ajo tha se Brukseli duhet ta konsiderojë Ballkanin si potencial njerëzor, potencial ekonomik dhe potencial për sigurinë e BE-së.
“Sa më shumë që rajoni ynë lëviz drejt BE-së, aq më shumë do të ketë paqe dhe siguri. Dhe kjo është e mirë për gjithë BE-në dhe për kontinentin”, theksoi Osmani.
Ajo tha se procesi i zgjerimit të BE-së duhet të shihet si objektiv strategjik i vetë bllokut evropian dhe të mos varet nga interesat vetjake të shteteve të bllokut.
Osmani u pyet lidhur me me një ide të paraqitur së voni që shtetet e reja anëtare të pranohen në BE, port ë mos kenë të drejtën e vetos në Këshillin e BE-së. Ajo tha se e favorizon këtë ide dhe shtoi se deri tashti ka ndodhur shpesh që një vend anëtar të blokojë një vendim që përkrahej nga vendet tjera anëtare.
“Kemi parë shpesh që një vend anëtar e ka bllokuar vullnetin e gjithë BE-së”, tha ajo.
Presidentja Osmani tha se gjithmonë ka thënë se procesi i zgjerimit duhet të bazohet në merita dhe se shtetet candidate duhet të përshtatin politikën e tyre të jashtme dhe të sigurisë me atë të BE-së. Ajo theksoi se Kosovë e ka përshtatut plotësisht politikën e saj me politikën e përbashkët të BE-së, ndërsa Serbia vazhdon politikën e saj në dy binarë.
“Kosova e ka përshtatur 100 për qind politikën e saj. Por, në rajon është një shtet që nuk vepronë kështu [referencë për Serbinë], i cili, pavarësisht se i ka mbështetur rezoluta e Kombeve të Bashkuara që e dënojnë agresionin rus në Ukrainë, srefuzon të vendosë sanksione ndaj Moskës”, ktha Osmani.
“Nuk mund të ulesh në dy karrige njëherësh, nuk duhet të ketë një zonë gri”, theksoi ajo.
Presidentja Osmani përsëriti akuzat se Rusia tenton vazhdimisht të minojë demokracitë në Evropë, ndërsa aleatja e Rusisë në Ballkanin Perëndimor, Serbia, vazhdon të veprojë kundër sovranitetit të Kosovës.
“Serbia, bashkëpunëtorja e Rusisë, vazhdimisht tenton të minojë sovranitetin e Kosovës përmes destabilizimit, dezinformimit dhe duke mbështetur grupe kriminale dhe terroriste”, theksoi ajo.
(r.m.)