Osmani: Kosova po bëhet gjithnjë e më shumë partnere e vendeve që ndajnë të njëjtat vlera

Dayton, 26 maj 2025 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ishte folëse në panelin e sesionit pranveror të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në SHBA, ku u diskutua për integrimin euroatlantik të Kosovës dhe paqen e sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

Presidentja Osmani, në një postim në rrjetet sociale, ka shkruar se ajo ka folur pë reformat në Kosovë dhe për investimet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Ajo ka thënë se Kosova po bëhet gjithnjë e më shumë partnere e vendeve që ndajnë të njëjtat vlera.

“Me mbështetjen e aleatit tonë strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si edhe të aleatëve të tjerë, po forcojmë themelet e një rajoni më të sigurt, më të qëndrueshëm dhe të përkushtuar ndaj vlerave demokratike”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Në vazhdën e aktiviteteve në sesionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s në SHBA, sot pata nderin të jem folëse në panelin për integrimin euroatlantik të Kosovës dhe paqen e sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

Reformat tona dhe investimi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë po e pozicionojnë Kosovën si partnere mes vendeve që ndajnë të njëjtat vlera të lirisë dhe sigurisë.

Me mbështetjen e aleatit tonë strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe aleatëve të tjerë, po forcojmë themelet e një rajoni më të sigurt, më të qëndrueshëm dhe të përkushtuar ndaj vlerave demokratike.

(r.m.)

Comment

*