Staten Island, 22 shtator 2025 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila gjendet në vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është pritur ngrohtësisht në një takim me komunitetin shqiptar në Staten Island.
Pas takimit, Presidentja Osmani i ka falënderuar shoqatat shqiptare “Ulqini”, “Dibra” she shoqatat tjera për organizimin e takimit dhe për pritjen e ngrohtë që iu bë.
Edhe me këtë rast, ajo e vlerësoi kontributin e jashtëzakonshëm të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe për krijimin e urave të forta të miqësisë mes Kosovës dhe SHBA-së.
“Faleminderit bashkatdhetarëve tanë në Staten Island dhe shoqatave ‘Ulqini’, ‘Dibra’ dhe të gjitha shoqatave të tjera për pritjen e jashtëzakonshme!
Historia e Kosovës është histori e sakrificës dhe përpjekjeve të përbashkëta. Në këtë histori, mërgata jonë në Amerikë ka shkruar një kapitull të ndritshëm, gjithmonë krah për krah me popullin tonë, duke dëshmuar se largësia nuk e shuan kurrë dashurinë për atdhe”, ka shkruar Presidentja Osmani në Facebook.






(r.m.)