Osmani nderon pjesëtarët e KFOR-it të rënë gjatë shërbimit në Kosovë

Prishtinë, 24 mars 2026 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot, në 27 vjetorin e fillimit të sulmeve ajrore të NATO-s ndaj objektivave ushtarake e policore serbe në mbrojtje të popullsisë së Kosovës, ka bërë homazhe te monumenti i pjesëtarëve KFOR-it që kanë rënë gjatë shërbimit në Kosovë.

Osmani, në një postim në rrjetet sociale, ka thënë se ky ishte “një akt që i dha fund një epoke të errët dhe hapi rrugën drejt lirisë dhe paqes”. Ajo ka shprehur mirënjohje të thellë për gratë dhe burrat pjesëtarë të NATO-s që “qëndruan në anën e drejtë të historisë”.

“Në përvjetorin e fillimit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, kujtojmë një nga momentet më përcaktuese të historisë sonë moderne.

Më 24 mars 1999, përballë një tragjedie njerëzore nga veprimi gjenocidal i Serbisë, aleanca ushtarake më e fuqishme e botës demokratike ndërmori veprime vendimtare për të ndalur mizorinë e regjimit kriminal. Ky ishte një akt që i dha fund një epoke të errët dhe hapi rrugën drejt lirisë dhe paqes.

\NATO air, just do it’ mbetet simbol i thirrjes për veprim në mbrojtje të vlerave universale, një thirrje që u dëgjua dhe u përkthye në vendim dhe përgjegjësi historike.

Mirënjohje e përhershme për gra e burra të NATO-s, të cilët qëndruan në anën e drejtë të historisë.

Kjo ditë na rikujton se liria dhe paqja kërkojnë përkushtim të vazhdueshëm dhe se, në momentet vendimtare, veprimi është ai që e përcakton historinë”, ka shkruar Osmani.

May be an image of ‎monument and ‎text that says "‎R'S F שעיל Treats 4U W atches & & yy KANE NE KUJTIMTE DHE MEPARTNERETE TYREN NIKFOR DHỆ TYRE NÉNDEROME OHEPЛOM SAKRIFICEN NENEAONEDETOOKAEI TYRE MEMORY FTHE ENAND WOMEN WHOSERVEDWIT EHONOUR LUCIAN WeaT PARTNERS REMEMBER THEIR SACRIFICE ه ZENE PARTNERIMAL IMAUKFOR-JLID FOR-UI | POCAST ODAJEMO 化 NIHOVE SLUZZVE ZRIVU‎"‎‎

May be an image of ‎text that says "‎0 ጣ מום nn II KOSOVES NO To 888820 00 NSO‎"‎

May be an image of text

May be an image of one or more people and text that says "II ELO"

(r.m.)