Osmani në takim me admiralin Wikoff: Kosova mbetet një partner i besueshëm I NATO-s

Prishtinë, 12 janar 2026 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta e NATO-s në Napoli, Admiralin George M. Wikoff.

Presidenca e Kosovës njoftoi se Presidentja Osmani ia ka uruar Admiralin Ëikoff detyrën e re dhe është shprehur besimplotë në kryerjen me sukses të deturave dhe përgjegjsësisë se kësaj komande ër sigurinë euro-atlantike, për stabilitetin rajonal dhe për paqen ndërkombëtare.

Në njoftim bëhet e ditur se Presidentja Osmani ka shprehur mirënjohjen e qytetarëve të Kosovës për paqen dhe sigurinë në Kosovë.

“Presidentja Osmani ritheksoi mirënjohjen e Republikës së Kosovës ndaj NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rolin vendimtar dhe të pazëvendësueshëm që kanë luajtur dhe vazhdojnë të luajnë në garantimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë që nga viti 1999. Në këtë kontekst, Presidentja shprehu vlerësim të veçantë për misionin e KFOR-it, si forcë e besueshme parandaluese dhe garantuese e sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, pa asnjë dallim”, thuhet në njoftim.

Presidentja Osmani ka konfirmuar përkushtimin e institucioneve shtetërore të Kosovës për vazhdimin e bashkëpunimit me KFOR-in dhe gatishmërinë për të qenë partnere e besueshme e NATO-s.

 “Kosova mbetet një partner i besueshëm, i aftë dhe kontribuues për sigurinë dhe stabilitetin rajonal, e përkushtuar fuqishëm ndaj vlerave të paqes, demokracisë dhe sundimit të ligjit”, ka thënë ajo.

Presidentja Osmani e ka njoftuar admiralin Wikoff me rreziqet për destabilizimin e situatës që vijnë nga Serbia.

“Presidentja potencoi rreziqet nga aktet destabilizuese të Serbisë dhe mungesën e llogaridhënies nga ana e saj për sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it, sulmin terrorist, respektivisht agresionin në Banjskë dhe sulmin kinetik në kanalin Ibër-Lepenc”, thuihet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.

(r.m.)