Osmani në takim me kongresistët amerikanë Turner e Norcross: Prania amerikane – garancë për paqen dhe sigurinë në Kosovës dhe në rajon

Prishtinë, 24 nëntor 2025 – Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti të hënën në takim Kongresistin republikan nga Ohajo, Michael Turner dhe Kongresistin democrat nga Nju Xjersi, Donald Norcross.

Kabineti I Presidentes Osmani njoftoi ser në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe për thellimin e bashkëpunimit bilateral mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në njoftim thuhet se Presidentja Osmani ka shprehut mirënjohje për bashkëpunimin e shkëlqyer me Kongresistin Turner dhe me ekipin e tij gjatë Sesionit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Dayton, si edhe për mbështetjen bipartizane të SHBA-ve ndaj Kosovës. Ajo ka theksuar se kjo mbështetje ka qenë e pazëvendësueshme në periudhën që solli lirinë, pavarësinë e Kosovës e pastaj shtetndërtimin e demokracinë.

“Asnjë nga këto të arritura nuk do të ishin të mundura pa përkrahjen amerikane” ka thënë ajo.

Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova, e cila është vendi më pro-amerikan në botë, është “thellësisht i përkushtuar ndaj reformave, bashkëpunimit rajonal dhe forcimit të partneritetit me SHBA-të”.

Presidentja Osmani i ka njoftuar kongresistët amerikanë për objektivat strategjike të Kosovës. Ajo ka ritheksuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO është interes strategjik për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe për paqen në kontinentin evropian.

Ajo ka theksuar se ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës tashmë shërbejnë përkrah ushtarëve amerikanë në misione jashtë vendit, duke kontribuar për paqen e stabilitetin global.

Presidentja Osmani ka thënë se Kosova ka ndërmarrë hapa vendimtarë për fuqizimin e sektorit të mbrojtjes e sigurisë, duke shpenzuar 2 për qind të GDP-së në mbrojtje, me synim që kjo të dyfishohet brenda pak vitesh.

Duke folur për sigurinë e brendshme dhe për kërcënimet rajonale, Presidentja Osmani e ka vlerësuar punën profesionale të institucioneve të sigurisë së vendit, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të prezencës amerikane në kuadër të KFOR-it.

“Prania amerikane mbetet garancë e rëndësishme e paqes dhe sigurisë për qytetarët e Kosovës dhe gjithë rajonin”, ka theksuar ajo, duke shprehur mirënjohjen e popullit të Kosovës për mbështetjen e SHBA-së për paqen, integritetin dhe sovranitetin e Kosovës.

Presidentja Osmani i ka njoftuar njoftuar kongresistët amerikanë me përpjekjet e Serbisë për destabilizimin e situatës në Kosovë. Ajo ka treguar se edhe më shumë se dy vjetësh prej sulmit të grupit të armatosur serb në Bansjkë, Serbia vazhdon t’i përkrahë terroristët që kryen atë. Ajo njoftoi se autorët e sulmit, përfshirë udhëheqësin e grupit Milan Radojqiqin, nuk u janë dorëzuar ende organeve të drejtësisë. Ajo tka theksuar se llogaridhënia për këtë akt agresioni, si edhe për sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, ndaj policisë së Kosovës dhe ndaj gazetarëve është thelbësore për stabilitetin rajonal dhe për parandalimin e akteve të ngjashme në të ardhmen.

(r.m.)

Comment

*