Prishtinë, 30 maj 2025 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të premten në takim kongresistet amerikane Claudia Tenney dhe Chrissy Houlahan.
Presidenva e Kosovës bëri të të ditur se në fokus të bisedës ka qenë forcimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.
“Në këtë takim, përveç situatës aktuale politike dhe të sigurisë në vend, u diskutua për forcimin e partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, me fokus të veçantë në fushën e mbrojtjes, investimeve dhe avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Në njoftim thuhet gjithashtu se Presidentja Osmani e ka cilësuar partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si “shtyllë kryesore” të stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.
“Presidentja Vjosa Osmani theksoi se partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shtylla kryesore për të garantuar stabilitetin afatgjatë në Ballkanin Perëndimor. Ajo nënvizoi se sa herë që SHBA-ja ka qenë e përfshirë dhe ka luajtur rol aktiv në rajonin tonë, janë arritur zgjidhje të qëndrueshme dhe është shënuar përparim i rëndësishëm”, thuhet në njoftim.
Presidentja Osmani ka theksuar se prania e forcave amerikane ka qenë faktor kryesor për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë.
“Presidentja shprehu falënderimet më të thella për prezencën e vazhdueshme të trupave amerikane në vendin tonë, duke theksuar se ky angazhim ka qenë themelor për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në momentet më të vështira. Ajo nënvizoi se ndihma dhe mbështetja amerikane, të ofruara që nga ditët më sfiduese, janë dëshmi e miqësisë së palëkundur dhe angazhimit të përbashkët për paqen dhe prosperitetin në rajonin tone”, thuhet në njoftim.
Presidenca bën të ditur gjithashtu se Presidentjas Osmani i ka vlerësyar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për procesin e integrimeve auro-atlantike të Kosovës.
“Duke falënderuar kongresistët për mbështetjen amerikane ndaj Kosovës, Presidentja Osmani theksoi se bashkëpunimi i ngushtë me Shtetet e Bashkuara është po ashtu jetik për realizimin e synimeve euroatlantike të vendit, që mbeten qëllim i palëkundur për Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.

Kongresistja Tenney arriti në Kosovë dy ditë pas qëndrimit në Beograd, ku u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ajo u dekorua atje nga Vuçiq për “forcimin e marrëdhënieve Serbi-SHBA”.
Me rastin e dorëzimit të dekoratës, Vuçiq e falënderoi kongresisten Tenney “për kritikën e saj të guximshme ndaj veprimeve të njëanshme” të Qeverisë së Kosovës.
Kongresistja republikane Tenney tha në Beograd se lidhjet e saj me Ballkanin i kanë rrënjët në vitet ‘80, kur ajo ishte studente në Beograd, kryequtetin e a Jugosllavisë së atëhershme.
Claudia Tenney është bashkëkryetare e Grupit Parlamentar Serb në Kongresin amerikan.
Radio Evropa e Lirë bën të ditur se ajo merr pjesë aktive në diskutimet për çështje që lidhen me Ballkanin Perëndimor. Në nëntor 2022, ajo kishte shprehur shqetësim në lidhje me tensionet midis Serbisë dhe Kosovës, duke bërë thirrje për një zgjatje të moratoriumit mbi zbatimin e politikës së targave dhe kthimin në negociata.
(r.m.)