Osmani: Serbia s’mund t’i mohojë të vërteta që i thash në KS të OKB-së

Prishtinë, 26 prill 2024 – Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, është deklaruar rreth reagimit të presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq për prezencën e katër grave heroina të Kosovës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Osmani ka thënë se në Këshill është thënë vetëm e vërteta para syve të gjithë botës.

Sipas saj të vërtetën nuk mundet ta sulmojë e mohojë askush, e as Serbia.

Osmani tha se krejt çfarë ka bërë në mbledhjen e KS të KB e ka thënë të vërtetën

“E kemi thënë vetëm të vërtetën para syve të botës dhe nuk mundet askush ta sulmojë as ta mohojë, e as Serbia. Të gjitha gjërat që i kam thënë në seancë janë, të gjitha, të konfirmuara nga raportet ndërkombëtare dhe vendimet e gjykatave ndërkombëtare”, ka thënë Osmani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me Fahrije Hotin, Vasfije Krasniqin, Elhame Muqollin dhe Shyhrete Tahirin, kanë marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Vuçiq tha se në mbledhjen e OKB-së janë sjellë njerëz që nuk janë pjesë e mbledhjes dhe se Osmani sipas tij i ka sjellur për ta fajësuar Serbinë. Ndërkaq, presidentja duke e quajtur përgjigjen e Vuçiqit propagandë tha se gratë e dhunuara në Kosovë janë avokate dhe kanë kapacitet për të qenë pjesëtare të kabinetit të saj.

(Telegrafi)

Comment

*